Bosi i arratisur i 'kriptomonedhave” arrestohet në Mal të Zi
Policia e Koresë së Jugut ka bërë me dije se Do Kwon, shefi i kompanisë së kriptomonedhave Terraform Labs, i cili qëndron pas kolapsit prej 40 miliardë dollarësh, është arrestuar në Mal të Zi.

Në fillim të këtij viti prokurorët amerikanë akuzuan zotin Kwon dhe kompaninë e tij Terraform Labs për “orkestrimin e një mashtrimi shumë miliardë dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan një urdhër arresti për Kwon shtatorin e kaluar pasi besonin se Terraform Labs kishte shkelur rregullat e tregut. Ata menduan se ai ishte në Serbi, madje dërguan zyrtarë në Beograd për të negociuar, pasi të dy kombet nuk kanë një traktat ekstradimi.

Lajmi për arrestimin e tij u nda fillimisht nga ministri i brendshëm i Malit të Zi, Filip Adzic, i cili tha në Twitter se “një nga të arratisurit më të kërkuar në botë” ishte arrestuar në aeroportin e Podgoricës.

Adzic shtoi se i dyshuari dyshohet se udhëtonte me një emër të rremë me dokumente false. Autoritetet po prisnin për konfirmimin zyrtar të identitetit të këtij personi.

Policia e Koresë së Jugut konfirmoi sot se i dyshuari në Mal të Zi ishte Kwon, pasi gjurmët e gishtave të tij përputheshin me të dhënat zyrtare.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations