339
views
views
Apple ka prezantuar dy versionet e reja të laptopëve MacBook Pro. Modelet 14 dhe 16 inç mund të blihen me çipet e silikonit M2 Pro ose M2 Max që i bën më të shpejtë.
Këta procesorë jo vetëm përmirësojnë performancën, por sipas kompanisë, rrisin edhe kohëzgjatjen e baterisë. Për lidhje më të mirë me internetin mbështetet në Wi-Fi 6E,3 që do të thotë se është 2 herë më i shpejtë se gjenerata e kaluar si dhe HDMI të përparuar ku për herë të parë mund të shihen video me cilësi 8K.
Eksperti Ben Wood tha se prodhimi i çipeve të silikonit nga vetë Apple tashmë ka rol kyç në produktet e saj më të suksesshme. “Zgjerimi i saj në këtë fushë e rendit në 12-en kryesore në botë kur bëhet fjalë për çipet”.
Çmimi për MacBook Pro 14 inç me çipin M2 Pro 2499 Dollarë ndërsa versioni 16 inç 3099 Dollarë. Të dy modelet mund të rezervohen dhe dërgesat nisin më 24 Janar.
Comments
0 comment