views
Çdo vit, çmimet lëshohen në disa kategori të ndryshme, duke përfshirë çmimet “Mobile Technologies”, “Digital Everything”, “Devices”, “Tech4Good”, dhe “Government Leadership”.
Telefoni i Apple, iPhone 14 Pro, e mori çmimin si “Telefoni i mençur më i mirë” i vitit 2022, raporton GSM Arena.
Lista e telefonave të tjerë që ishin në garë për këtë çmim përfshinë Google Pixel 7 Pro, Nothing Phone (1), Samsung Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.
GLOMO në ueb-faqen e saj lëshoi një deklaratë në lidhje me çmimin, ku ndër të tjera ata thanë: “Çmimi i telefonit të mençur më të mirë kombinon performancën e jashtëzakonshme, inovacionin dhe udhëheqjen, siç përcaktohet përmes vlerësimit të telefonave inteligjentë në treg gjatë periudhës janar 2022 deri në dhjetor 2022, nga analistë, gazetarë dhe influencues të pavarur kryesorë në botë”.
Në konkurrencën “Disruptive Device Innocation”, Apple fitoi sërish me veçorinë e saj të SOS-it të urgjencës nëpërmjet Satelitit. Ngjarja e Apple për lansimin e iPhone 14 i tregoi botës se satelitët mund të përdoren për të komunikuar në raste urgjence pa kërkuar ndonjë pajisje të veçantë.
Comments
0 comment