Aplikacioni për rregullimin e imazhit të Samsung Galaxy Enhance-X AI arrin në serinë S23
Samsung më në fund e ka lansuar Galaxy Enhance-X tek seria e Galaxy S23, aplikacionin për rregullimin e fotografive.

Aplikacioni ka qenë në dispozicion tek treshja Galaxy S22 që nga vera e kaluar por me një version më të vjetër – 1.0.35.

Versioni i ri ka numrin 1.0.55, por që akoma është në programin beta, teksa e përdorë GPU-në më të fuqishme në serinë Galaxy S23.

Aplikacioni është një “rregullues i përmirësuar dhe magjik i fotografive” që përdor inteligjencën artificiale për të shtuar HDR në imazhe, për t’i ndriçuar ato, për të rregulluar turbullimin, për të hequr reflektimet ose hijet, për të rregulluar shtrembërimin e lenteve dhe për të krijuar një modalitet portreti të shkrepur nga një fotografi e rregullt.

Nga GSM Arena shkruajnë se ata e provuan aplikacionin, dhe thonë se kryen një funksion të mirë, megjithatë shtojnë se nuk mund ta gjenin asnjë mënyrë për ta rritur imazhin me përmasa 1600x729px në përmasa më të mëdha. 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations