8 artistë do të udhëtojnë rreth Hënës në fluturimin e ardhshëm të SpaceX
Miliarderi japonez Yusaku Maezawa zgjodhi tetë persona (dhe dy të tjerë rezervë) për të udhëtuar me të rreth Hënës.

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa njoftoi përzgjedhjen e një ekuipazhi prej tetë personash që do t'i bashkohet atij në një mision SpaceX rreth Hënës. Misioni DearMoon i Maezawa synon të jetë misioni i parë privat rreth Hënës, duke transportuar artistë dhe krijues në një Starship SpaceX.

Ekuipazhi përbëhet nga tetë artistë nga një sërë disiplinash, përfshirw një DJ, dy fotografë, një regjisor dhe një YouTuber, së bashku me profesionistë të tjerë krijues.

"Shpresoj qw secili të njohë përgjegjësinë që vjen kur largohesh nga Toka. Ata do të fitojnë shumë nga kjo përvojë dhe shpresoj se do ta përdorin atë për të kontribuar për planetin, për njerëzimin.”

Maezawa këtë plan ambicioz për të financuar një mision privat rreth Hënës e ka ndërmarrë që në vitin 2018, duke thënë se zgjodhi të shkonte në Hënë me artiste, pasi çdo anëtari të ekuipazhit artistik do t'i kërkohet të prodhojë një pjesë arti që pasqyron udhëtimin e tyre .

Misioni është planifikuar të përdorë raketën Starship të SpaceX dhe ka synuar një lëshim diku në vitin 2023. Megjithatë, raketa nuk ka bërë ende një test fluturimi orbital jashtë Tokës, një nga shumë testet e rëndësishme që duhet të përfundojë përpara se të lëshohet me njerëzit në bord.

Ky do të jetë udhëtimi i dytë privat i Maezawa në hapësirë. Vitin e kaluar, ai vizitoi Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor si një nga dy turistët hapësinorë që udhëtonin me një raketë ruse Soyuz. Miliarderi, i cili ishte themeluesi i shitësit me pakicë të modës Zozotown, kishte bërë më parë tituj të lajmeve duke njoftuar se do të drejtonte një konkurs reality show për të gjetur një të dashur për të udhëtuar në hapësirë me të, megjithëse Maezawa më vonë e anuloi këtë ide duke përmendur "arsye personale".

Misioni DearMoon është një nga disa sipërmarrjet e SpaceX në turizmin hapësinor. Misioni Inspiration4 çoi një ekuipazh privat në orbitë në vitin 2021. Në prill, Axiom Mission 1 (i quajtur edhe Ax-1) dërgoi një astronaut komercial dhe tre civilë në ISS me një anije kozmike SpaceX Crew Dragon. Vendet në misionin Ax-1 thuhet se shkuan për 55 milionë dollarë për person, megjithëse Axiom disi në mënyrë të papajtueshme pretendon se është krijuar për ta bërë hapësirën "më të aksesueshme për të gjithë".

Dallimi midis këtyre misioneve të mëparshme të turizmit hapësinor dhe misionit të udhëhequr nga Maezawa është se fokusi i tij kryesor është në art dhe jo në kërkime shkencore. Sipas anëtarëve të ekuipazhit, ekziston gjithashtu një element i fortë i kontaktit me publikun. Tim Dodd i kanalit në YouTube Everyday Astronaut tha në një video në lidhje me përzgjedhjen e ekuipazhit se puna e tij mund të përfshijë transmetime të drejtpërdrejta, si dhe video, dhe ai shpreson se kontributi i tij do t'i ndihmojë njerëzit "të vlerësojnë madhështinë e ekzistencës sonë të vogël delikate në pafundësinë e universit.”

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations