650 euro bëhen tuajat menjëherë nëse ndërroni Smartfonin që keni!
Samsung ka vendosur të “rekrutojë” përdorues të rinj, duke sjellë një metodë interesante marketingu.

Samsung ka vendosur të nisë një promovim mjaft të veçantë në lidhje me tregun e smartfonëve të përdorur. Kompania ka vendosur të motivojë personat që kthejnë pas telefonat e tyre të përdorur, duke synuar kështu rritjen e shitjeve, por jo vetëm.

Kjo nismë aspak e zakontë synon shitjen e Samsung Galaxy Z Fold 4, Galaxy Z Flip 4 dhe Galaxy S22.

Çfarë ka në mendje Samsung me këtë nismë?

Kjo ofertë promocioni është e vlefshme aktualisht  dhe pritet të zgjasë deri në 2 dhjetor 2022. Gjatë kësaj kohe, nëse keni vendosur të blini një Samsung që paloset ose modelin e tij S22, mund të përfitoni nga oferta në çdo pikë të Samsung.

Siç e shpjeguam dhe më lart nëse ju vendosni t’i bashkoheni propozimit të Samsung, smartfoni juaj i përdorur më parë do të blihet për 650 euro.

Për të qenë më të sigurtë në vendimin tuaj ju mund ta kontrolloni vlerën e tij në adresën e internetit;

https://members.samsung.it/samsungpiuvalue , ku do të keni një preventiv të qartë. Pasi të bëhet kjo, do të jetë e mundur të përfitoni menjëherë nga oferta.

Si të përfitoni nga kjo nismë apo promovim?

Për të përdorur promovimin Samsung dhe për të blerë një smartphone të ri, thjesht shkoni te e njëjta adresë e përmendur më lart për vlerësimin e telefonit që keni ndër duar aktualisht. Blerja e re do të regjistrohet në këtë faqe interneti. Ju lutemi vini re se promovimi është i vlefshëm për modelet:

SM-F936B

SM-F721B

SM-S908B

SM-S906B

SM-S901B

Kujdes/ Regjistrimi duhet të bëhet jo më vonë se data 21 dhjetor 2022 në të kundërt pas kësaj date, oferta nuk do të jetë më aktive. Pasi të jetë marrë miratimi për kërkesën për t'u bashkuar me promovimin, një email do të dërgohet në adresën e regjistruar, me udhëzime për dërgimin e telefonit inteligjent të përdorur. Ju kujtojmë se transporti paguhet nga ju dhe jo nga kompania.

Si të rimbursoheni për artikujt e përdorur?

Kur të bëhet kërkesa për vlerësimin e artikullit të përdorur, CTDI do të komunikojë shumën e përcaktuar. Në rast të pranimit të kërkesës për t'u bashkuar me promovimin, shuma e vendosur do të paguhet në llogarinë tuaj rrjedhëse me transfertë bankare.

Për më shumë informacion mbi politikën e nismës Samsung, mund të konsultoni të gjithë Politikën në https://members.samsung.it/public/promo_images/CTDI01/Regulation.pdf.

Ju informojmë se në Amazon modeli Samsung Galaxy S22 ka një çmim fillestar prej rreth 800,00 € ndërsa Galaxy Z Flip 4 aktualisht është në shitje me 712,50 € në vend të 1179,00 €.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations