10 personat më të famshëm në TikTok për vitin 2022
TikTok zbulon 10 të famshmit me më shumë shikime në video në vitin 2022.

TikTok ka bërë për vetë të mëdhenj e të vegjël dhe sigurisht as të famshmit nuk i shpëtuan kësaj “rrjete” të cilët jo në pak raste e kanë shfrytëzuar këtë aplikacion dhe për përfitime financiare.

Në këtë fundvit TikTok ka zbuluar se cilët janë 10 artistët më të famshëm të kësaj platforme. Ka qenë e vështirë për të bërë këtë përzgjedhje sepse lista ka qenë e gjërë, por një ndër to që numëron shumë shikime e njohur ndryshe dhe si mbretëresha absolute e TikTok është pikërisht Lizzo, e cila u bë virale me këngën “About Damn Time”, që u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.

Por a e imagjinoni se kush e kryeson më tej listën e shikimeve? Billie Ellish, e cila edhe pse nuk është shumë aktive në rrjetin social, numëron miliona shikime në videot e saj. Doja Cat dhe Selena Gomez vijojnë më tej me listën. Kujtojmë se Gomez ka qenë mjaft aktive në profilin e saj, ku ka shkaktuar edhe polemika. Një ndër videot e saj që mori vemendje ishte ajo ndaj Hailey Bieber, bashkëshortes së Justin Bieber.

Tik Tok zbulon 10 personazhet e famshëm për vitin 2022 si më poshtë;

Meghan Trainor

Billie Eilish

Young Gravy

Nessa Barrett

Selena Gomez

Doja Cat

Charlie Puth

Bad Bunny

Bella Poarch

Lizzo

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations