views
Në një periudhë ku lëvizja po bëhet gjithnjë e më komplekse për shkak të trafikut dhe kufizimeve të ndryshme, Maps së shpejti mund të na japin një zgjidhje më të mirë për udhëtimet tona.
Inxhinierja Jane Manchun Wong ka shpërndarë në Twitter disa veçori të ardhshme në Google Maps . Së pari, Google është duke punuar për të përmirësuar tarifat nga shërbimet e udhëtimit duke shkëmbyer informacione në lidhje me rrugën. Aktualisht duket se ky opsion është i kufizuar vetëm për Uber.
Gjithashtu do të ketë përmirësime edhe në zgjedhjen e mënyrës së transportit. Udhëtarët shpesh duhet të kalojnë nga një mënyrë e transportit te tjetra, veçanërisht për udhëtimet ditore ku jo gjithmonë mund t’i bësh distancat në këmbë. Kështu që, opsionet e rrugëtimit do të kenë disa kombinime të ndryshme që duhet të ndihmojnë në planifikimin e një udhëtimi duke përdorur mënyrat më të mira për të shkurtuar sa më shumë rrugën.
Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të llogaritur rrugën, distancat dhe kohën duke kombinuar mjete të shumta transporti dhe gjithashtu duke ju lejuar të përdorni transportin publik ku mund të hipni me biçikleta ose mjete të tjera të lëvizjes.
Integrime më të thella janë vërejtur për shërbimin e shpërndarjes së informacionit për biçikletat "Bay Wheels". Rrugët e ndërthurura do të na lejojnë të kombinojmë një lëvizje me skuter ose biçikletë me atë të një transporti publik siç është autobusi ose metroja.
Maps po punon gjithashtu për ndryshimin e eksperiencës së përdoruesit gjatë kërkimit për pikat e interesit. Place cards janë me një design të ri që do të integrojnë fotografitë e vendit brenda kartës, në vend të fotove që shfaqen pas kartës siç bëjnë tani.
Në lajme të tjera do të jetë i mundur edhe integrimi i “OK Google” brenda iOS. Një mundësi që do të lejojë përdoruesit e iPhone të bashkëveprojnë në mënyrë vokale me Maps duke çaktivizuar Siri brenda vetë aplikacionit.
Të gjitha këto karakteristika janë aktualisht në zhvillim. Nuk ka asnjë fjalë se kur do të dalin publikisht, por ne presim që të dalin shumë shpejt .
Comments
0 comment