Pas Twitter-it, Meta planifikon shkurtime drastike të vendeve të punës. Çfarë po ndodh?
Sipas The Wall Street Journal kompania Meta po ndjek gjurmët e Twitter, pasi këtë javë ka vendosur që të bëjë shkurtime të mëdha të vendeve të punës. Që nga e mërkura priten të pushohen nga puna një numër i konsiderueshëm punëtorësh.

Facebook dhe Instagram në bazë të raporteve të tyre kanë treguar se kanë punësuar mbi 87,000 punonjës në fund të shtatorit, por siduket “lumturia” e tyre nuk do të zgjasë shumë, pasi shkarkimet nga puna në shkallë të gjerë do të prekin një pjesë të konsiderueshme të stafit.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Meta në muajin qeshor përgjatë një seancë të brendshme pyetjesh dhe përgjigjesh nga Alex Heath i The Verge u shpreh: “Ndoshta ka një grup njerëzish në kompani që nuk duhet të jenë këtu”. Mos vallë ky ka qenë një lloj paralajmëri për reduktimin e vendeve të punës?!

Zuckerberg thotë se Facebook ka përdorues aktivë më shumë se kurrë më parë, por investitorët janë ende të shqetësuar për riskun e shtrenjtë të kompanisë në metaverse. Sektori i realitetit virtual të Meta-s humbi mbi 3.7 miliardë euro (3.7 miliardë dollarë) në tremujorin që e lamë pas dhe një total prej mbi 9.4 miliardë euro (9.4 miliardë dollarë) në total gjatë këtë viti, ndërsa aksionet e kompanisë po tregtohen me çmimin më të ulët që nga viti 2016.

Aksionet e Metës kanë rënë me mbi 70 për qind këtë vit  dhe disa burime bëjnë me dije se kjo ka ardhur për shkak  të bindjes së palëkundur të Zuckerberg dhe shpenzimeve ndaj metaverses, duke përfshirë Horizon Worlds, ofertën kryesore metaverse të kompanisë dhe Reality Lab, divizionin e kufjeve AR dhe VR të kompanisë.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations