10 këshilla për të organizuar më mirë rutinën tuaj si Creator
Procesi i krijimit kërkon shumë përqëndrim dhe është aq dinamik sa shpesh herë nuk të krijon hapësira për të organizuar ditën, punën, jetën sociale. Por sidomos jeni gjithmonëëë me nxitim.

Më poshtë keni 10 këshilla për të sjellë në vete universin tuaj kreativ: 

  1. Krijo një sistem oraresh: Jo vërtet! Kjo duket si diçka shumë jokreative, por të ndihmon të vendosësh prioritetet dhe të mos humbasësh gjëra të rëndësishme. “Koha është gjëja më e çmuar që kemi, sido që të jetë puna jote si Creator( art, muzikë, marketing etj) një pune 9 - 17 apo pasion. Është e rëndësishme të ecni sipas disa planeve dhe ti pëmbaheni atyre. 

  2. Bëhuni më të rregullt njerëz: Kaloni vetëm pak minuta në ditë rregulloni hapësirën tuaj, lani ato enët, palosni ato rrobat, rregulloni tavolinën e punës. Mendja juaj do t’ju falenderojë.

  3. Përcaktoni vizionin tuaj: Ku do të doje të ishe pas një viti nga ky moment? Krijoni një tabelë ku të shkruani endrrat dhe dëshirat tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të organizoni idëtë dhe të jeni më kohehent me realizushmërinë e tyre. 

  4. Mbani shënime: Shumë shënime, në fakt. Dhe merrni ato në një mënyrë që ju të jeni në gjendje t'i organizoni ato dhe t'i gjurmoni, një fletore, një bllok, Notes në telefon apo një format Word-i.

  5. Organizoni mendjen tuaj: Merruni me veten dhe mos anashkaloni aktivitetin fizik, meditoni, bëni vrap, shkoni në palestër. Të gjitha do t’ju ndihmojnë të jeni më të fokusuar kur të riktheheni të nesërmen në punë. 

  6. Krijoni një rutinë në mëngjes: Rachel Hollis, autore bestseller e New York Times, rekomandon që të ngrihemi të paktën 1 orë para orarit që zgjohemi zakonisht për të pasur më shumë kohë pëqr vete dhe të nisim ditën më të organizuar. 

  7. Hiqni pengesat gjatë ditës: Mark Twain ka thënë: "Pengesat janë ato gjërat që shihni kur heqni sytë nga qëllimi juaj." Disa nga pengesat mund të përfshijnë notification nga email, mesazhe me tekst ose zhurma të tjera gjatë ditës suaj që mund t'ju largojnë vëmendjen nga ajo çfarë ishit duke bërë. Vendosni telefonin në “Silent”

  8. Ndani planet e ardhshme të punës tuaj me audiencën: Duke qenë të organizuar do të keni kohë të krijoni engagement me audiencën tuaj. 

  9. Organizoni prezencën tuaj online: Po flasim për biznësin tuaj, rrjetet sociale, edhe ato meritojnë pak kohë për të hequr content të vjetëruar, për të upload-uar foto në mënyrë qe followers-at tuaj të shohin versionin më të mirë dhe aktual tuajin. 

  10. Vepro tani: Mos thuaj do ta bëj nesër! Të jesh i organizuar do të thotë të jesh i organizuar tani, jo pastaj, jo më vone, jo nesër.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations