iOS 14: Home Screen Widgets, App Library, App Clips, CarPlay
Specifikimet e iOS 14 për Home Screen Widgets, App Library, App Clips, CarPlay, Siri dhe Messages.

iOS 14 App Library 

Një funksion i ri i quajtur App Library vjen githashtu me iOS 14. Është një mënyrë më e mirë për të organizuar aplikacionet tuaja duke i grupuar sipas funksionit, psh app tuaja për social media do të jenë në një folder. Kjo do të jetë automatike dhe do të jetë në fund të home screen. 

Për më tepër ju mund të fshihni disa nga app që ju nuk i doni në home screen dhe do të shfaqen në App Library.

iOS 14 App Clips

A ju është dashur ndonjëherë një app por nuk keni dashur ta shkarkoni? App Clips ështe nje funksion i ri me iOS 14 i cili do t’ju lejojë që të përdorni një app pa e shkarkuar. 

Apple po i quan këto “light and fast”, të cilat mund t’i aksesoni nëpërmjet një ikone në fund të home screen. 

iOS 14 Siri

Siri është ridizenjuar për iOS 14 dhe tani reagimet nga asisteni i zërit do të jenë më të shpejta dhe do të shfaqen si njoftime në fillim të telefonit. 

Duket se Siri është bërë më i lehtë për t’u përdorur dhe ka një sërë përmirësimesh përsa i përket përkthimit ku për herë të parë mund të dërgojë mesazhe zanore. 

iOS 14 Messages

Messages app po merr një sërë përditësimesh ku mund të përmenden pin messages i cili të jep mundësinë për të vendosur bisedën me një person të veçantë në krye të mesazheve. 

Ndër të tjera vijnë edhe 20 stile veshje dhe modele flokësh për Memoji që do t’ju lejojnë të personalizoni më shumë karakterin tuaj. Gjithashtu janë shtuar edhe maskat e fytyrës. 

iOS 14 CarPlay

Keni dashur ndonjëherë të lini çelësat e automjetit tuaj në shtëpi? Epo, tani do të keni mundësi të merrni çelësa dixhitalë që ju mundësojnë të zhbllokoni dhe ndizni makinën tuaj përmes iPhone-it tuaj.

Kjo është posaçërisht për serinë e ardhshme 2021 BMW 5 për momentin.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations