WhatsApp vjen me një përditësim: “Chat me veten”
Funksioni aktualisht i disponueshëm për përdoruesit e iOS dhe Android WhatsApp beta.

WhatsApp vjen me një përditësim: “Chat me veten”

Aplikacioni WhatsApp i cili përdoret masivisht shumë shpejt do të prezantojë një veçori të re. E kishit menduar ndonjëherë që në WhatsApp do mund të “chatoni” me veten tuaj? 

Po, po kjo është risija më e fundit e këtij aplikacioni. 

WhatsApp ka nisur testimin e kësaj veçorie të re për të lejuar përdoruesit të dërgojnë mesazhe në numrat e tyre celular. Funksioni është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit e iOS dhe Android WhatsApp beta.

Nga ana tjetër WhatsApp është duke punuar njëkohësisht dhe për një mori përditësimesh dhe veçorish të reja për të përmirësuar privatësinë. 

Mesazhat në numrin tuaj celular kanë qenë gjithmonë të mundura, por nuk kishte asnjë dritare të dedikuar bisede që të ishte e disponueshme për të njëjtën gjë në listën e kontakteve. Përdoruesit madje krijojnë grupe me një pjesëmarrës të vetëm për të mbajtur shënime ose për të dërguar skedarë media. Por me përditësimin e ri, kur hapni bisedën në WhatsApp të numrit tuaj, aplikacioni do të nxjerrë në pah kutinë tuaj personale të bisedës duke shtuar "Mesazh vetes" si titull të bisedës. 

Një tjetër risi është se numri juaj i telefonit do të jetë gjithashtu i dukshëm në listën e kontakteve të WhatsApp për qasje më të lehtë. Përditësimi i ri do t'i lejojë përdoruesit të përcjellin imazhe, video, GIF dhe dokumente, me një titull.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations