Tik Tok po kritikohet, Twitter e imiton…
Twitter që prej periudhës kur u ble nga Elon Musk (tetor 2022) vijon të bëjë zhurmë në të gjitha aspektet.

Twitter që prej periudhës kur u ble nga Elon Musk (tetor 2022) vijon të bëjë zhurmë në të gjitha aspektet.

Musk ka bërë më dije ndryshimet e fundit që pritet të ndodhin në këtë aplikacion, por sëfundmi bëhët fjalë për një imitim të Tik Tok, pikërisht atë të formatit “For Your Page”. 

Butoni i yllit në cepin e djathtë lejonte më parë këtë kalim, por tani do të hiqet si opsion.

Twitter tashmë do të ketë një faqe kryesore të bazuar në algoritëm duke ndryshuar kalimin nga një e tillë në atë me rendin kronologjik.

 “For You” dhe “Following” do të jenë zëvendësueset e tij. Theksojmë se “For You” do jetë edhe opsioni automatik.

Në një njoftim të kompanisë u tha:“Shihni postimet që doni të shihni. Duke filluar nga sot në iOS, kaloni midis dritareve për të parë postime të rekomanduara ‘për ju’ dhe nga llogaritë që ‘ndiqni’. 

Faqja algoritmike ka ruajtur madje të njëjtat emërtime të përdorura nga Tik Tok. Përditësimi i ri mund të mos pëlqehet nga disa përdorues që kanë refuzuar heqjen e postimeve kronologjike.

Ndryshimi është i disponueshëm vetëm në iOS ndërsa përdoruesit e Web dhe Android nuk do iu duhet të merren me të deri në një moment të dytë.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations