Teksa Twitter është në kaos, rrjeti social Mastodon po bën namet!
Ndryshe nga rrjetet më të mëdha sociale, Mastodon është pa pagesë dhe pa reklama. Ai operohet nga një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga krijuesi i Mastodon, Eugen Rochko.

Që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter, duket se i kanë ardhur pas edhe disa “telashe”. Pse do thoni ju? Ka pasur shumë individë, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur publik që kanë preferuar në mënyrë zyrtare të tregojnë që janë larguar përfundimisht nga Tëitter. Numri i reklamave në këtë rrjet sa vjen dhe është ulur dhe sikur të mos mjaftonte dhe tarifa për t’u bërë “abonent blu” e cila vjen me një pagesë mujore 8 dollarë duket se i ka lodhur përdoruesit e ketij rrjeti.

Elon Musk vijon të marra masa drastike ndaj punonjësve të tij, të cilët ka zgjedhur t’i pushojë me një e-mail, Presidenti i SHBA John Bidenn e ka thirrur atë në një takim, pasi sipas tij Tëitter i blerë nga Elon Musk po përhap gënjeshtra në të gjithë botën.

Ndërsa Twitteri është në kaos, rrjetet e tjera sociale kanë marrë “frenat në duar”, siç është rasti i Mastodon, ku numri i ndjekësve që po regjistrohen në të është rritur.

Për të gjithë ju që ndoshta nuk e keni dëgjuar Mastodon ekziston që nga viti 2016, por tani po rritet me shpejtësi.

Mastodon ka një pamje të ngjashme me Twitter, me një afat kohor të përditësimeve të shkurtra të renditura në mënyrë kronologjike dhe jo në mënyrë algoritmike. Ai i lejon përdoruesit të bashkohen me një mori serverësh të ndryshëm të drejtuar nga grupe dhe individë të ndryshëm, në vend të një platforme qendrore të kontrolluar nga një kompani e vetme si Twitter, Instagram ose Facebook.

Ndryshe nga rrjetet më të mëdha sociale, Mastodon është pa pagesë dhe pa reklama. Ai operohet nga një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga krijuesi i Mastodon, Eugen Rochko dhe mbështetet përmes financimit të njerëzve. Rochko tha në një intervistë të fundit se Mastodon fitoi 230,000 përdorues që nga 27 tetori, kur Musk mori kontrollin e Twitter. Tani ka 655,000 përdorues aktivë çdo muaj, shtoi ai. "Nuk është aq i madh sa Twitter, padyshim, por është më i madhi që ka qenë ndonjëherë ky rrjet," tha Rochko i cili fillimisht krijoi Mastodon si një projekt më shumë sesa një produkt konsumi (dhe, po, emri i tij u frymëzua nga grupi i muzikës Mastodon).

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations