"Rezervoni një nip", aplikacioni që lidh të moshuarit dhe të rinjtë e vetmuar!
42% e të moshuarve jetojnë vetëm dhe kryesisht janë njerëz mbi 80 vjeç

"Rezervoni një nip", aplikacioni që lidh të moshuarit dhe të rinjtë e vetmuar!

Gjithnjë e më shumë të moshuarit po ndihen të vetmuar, të “braktisur” për shkak të emigrimit masiv të të rinjëve apo të krijimit të familjeve larg prindërve.

Një aplikacion që po has shtrirje në Itali është pikërisht ai që lidh të moshuarit dhe të rinjtë e vetmuar.  42% e të moshuarve jetojnë vetëm dhe kryesisht janë njerëz mbi 80 vjeç.

Ky startup aspiron të krijojë një komunitet virtual të "gjyshërve" dhe "nipërve" duke ndjekur logjikën e aplikacioneve të takimeve. Shërbimi është tashmë i pranishëm në Milano dhe Bergamo dhe së shpejti do të shtrihet në Varese, Torino, Bolognia, Parma dhe Romë.

Pas takimit ndërmjetësues me anë të aplikacionit ofrohen aktivitete të ndryshme që ndahen “sipas kërkesës së të moshuarve”: lojëra me letra, shooping, shëtitje, kurse digjitale, kinema dhe biseda të ndryshme. I moshuari në fjalë, por edhe familja e tij mund të telefonojë ose të plotësojë një pyetësor biografik online, duke i besuar teknologjisë kërkimin e profileve të të rinjve më të përshtatshëm për frekuentim.

Takimi i parë i ofruar përmes aplikacionit është falas, pastaj kompania kërkon pagesën 10 euro në orë.

"Me UAF sjellim vlerë për të gjithë aktorët, veçanërisht për të moshuarit që gjejnë një figurë larg kujdestarëve - shpjegon Cecilia Rossi, themeluese e kompanisë. (ëëë.uaf-family.com)

Kjo eksperiencë nga ana tjetër shërben që "nipërit" të pasurohen me përvojën e "gjyshërve" falë një marrëdhënie të barabartë që nuk ka të bëjë fare me ndihmën sociale.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations