Njeriu më i pasur në botë Elon Musk merr masa drastike për drejtuesit e Twitter
The Washington Post, ka bërë me dije se pritet të reduktohet 25 për qind e numrit të punëtorëve.

Njeriu më i pasur në botë Elon Musk merr masa drastike për drejtuesit e Twitter

Javën e kaluar njeriu më i pasur në botë bleu platformën e Twitter me vlerë 44 miliardë dollarë. Aktualisht Elon Musk është shefi ekzekutiv i kompanisë.

Menjeherë pasi ka marrë “çelësat” Musk ka nisur të kryejë reforma në këtë rrjet social të cilin e përdorin politikanë dhe gazetarë në gjithë botën.

Reformat që kanë rënë në sy kanë të bëjnë me ndryshime në verifikim të llogarive në Twitter, si dhe reduktim të vendeve të punës.

The Washington Post, ka bërë me dije se pritet të reduktohet 25 për qind e numrit të punëtorëve.

Kujtojmë se përveç Twitterit, Musk është shef ekzekutiv edhe i dy kompanive tjera, Tesla dhe SpaceX.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations