views
A nuk do të ishte ideale nëse do të kishim përditësime të motit në kohë reale që na tregonin saktësisht se kur do të fillojë bora dhe kur do të ndalojë?!
Nëse keni një iPhone rezulton se mund ta bëni këtë falë një veçorie pak të njohur dhe të fshehur brenda aplikacionit të motit.
Sipas Fonehouse, iPhone-ët mund t'ju dërgojnë sinjalizime në kohë reale që do t'ju tregojnë vetëm disa minuta para se të fillojë stuhi shiu apo bore, kështu që ju mund të ndryshoni planet tuaja të udhëtimit ose të merrni me vete çadrën.
Për më tepër do të merrni gjithashtu një njoftim kur bora ose shiu janë gati të ndalojnë, kështu që ju keni mundësi të merrni masa për të mos patur befasi.
Për të aktivizuar funksionin, duhet të shkoni te aplikacioni juaj i motit dhe më pas klikoni mbi ikonën me tre rreshta në këndin e poshtëm djathtas të ekranit. Nga atje duhet të klikoni ikonën e rrethit me tre pika në këndin e sipërm djathtas.
Shkoni te "Njoftimet" dhe nën "Vendndodhja aktuale" shkoni tek "Reshjet e orës tjetër" në pozicionin e ndezur. Pastaj mund të shtypni "mbaroi".
Nëse keni disa vendndodhje të shtuara në aplikacionin e motit, mund të aktivizoni sinjalizimet për secilën në të njëjtën mënyrë.
Duke folur për trukun pak të njohur, CEO i Fonehouse Ben Branson tha: "iPhone-të janë të mbushur plot me teknologji me veçori, cilësime dhe funksionalitete. Por fakti që ata kanë kaq shumë karakteristika, do të thotë se mund të jetë e pamundur të dish gjithçka”.
"Pavarësisht nëse jeni përdorues i ri në Apple ose thjesht dëshironi të mësoni më shumë rreth asaj që mund të bëjë iPhone juaj. Urojmë që kjo këshillë e fshehur të jetë e dobishme dhe të mund t'ju ndihmojë të përfitoni sa më shumë nga smartfoni juaj."
Comments
0 comment