ByteDance akuzohet se ka ndihmuar Kinën të spiunojë aktivistët e Hong Kongut
ByteDance, kompania që e zotëron aplikacionin TikTok është akuzuar se u ka mundësuar pjesëtarëve të Partisë Komuniste Kineze të kenë akses në të dhënat e aktivistëve dhe protestuesve për të drejta të njeriut në Hong Kong.

Ish-zyrtari ekzekutiv i ByteDance, sipas disa dosjeve në një gjykatë amerikane është shprehur: Përdoruesit të cilët kanë postuar “përmbajtje të lidhur me protesta”, janë identifikuar dhe vëzhguar”.  Sipas tij, pjesëtarë të partisë kanë mundur edhe të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut në SHBA.

Lidhur me këtë ka reaguar një zëdhënës i ByteDance i cili i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur  të pabaza.  

Nga ana tjetër deklaratat janë duke u ruajtur në një dosje të Gjykatës Supreme të San Franciskos dhe janë pjesë e padisë së nisur nga Yu.

Deklaratat e Yu-së janë bërë teksa bota është në merak se si ta menaxhojë TikTokun, aplikacion i videove të shkurtra.

Në muajin mars, shefi ekzekutiv i TikTokut, Shou Zi është ftuar të marrë pjesë në një seancë në Kongresin amerikan për t’i adresuar çështjet e sigurisë dhe dyshimet se platforma bashkëpunon me Pekinin.

Kujtojmë se në maj, Montana është bërë shteti i parë amerikan që ka vënë ndalesë në përdorim të TikTokut, prej janarit të vitit 2024.

TikToku e ka paditur shtetin e Montanas për këtë ndalesë, duke thënë se është në kundështim me të drejtën amerikane për liri të shprehës. TikTok ka thënë se i ka 150 milionë përdorues amerikanë. Ai përdoret kryesisht nga adoleshentët.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations