Mirëpo një shqetësim i madh nuk lidhet vetëm me faktin e lundrimit në internet të të rriturve, por faktin kur prindërit vendosin të ndajnë foto të fëmijëve të tyre në aplikacione të ndryshme.
Hulmtimi i realizuar së fundmi ka bërë me dije se cdo vit prindërit evropianë ndajnë mesatarisht 300 fotografi të fëmijëve të tyre në internet, zakon ky që sjell rrezik të madh.
Ky studim i realizuar pikërisht nga Shoqata Italiane e Pediatrisë (SIP) ka treguar se kjo tendencë në dukje e padëmshme fsheh rreziqe për të cilat vetë prindërit shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm.
Prindërit nga kënaqësia ndajnë foto në rrjete sociale, pa kuptuar që ky është një veprim i dëmshëm, pasi tregon të dhëna të ndjeshme dhe sigurinë dixhitale.
Ajo çfarë përbën problem lidhet faktit se gjithçka që publikohet në internet edhe nëse fshihet nga profili, mund të mbetet në rrjet dhe me kalimin e kohës të krijojë siklet ose bezdi. Siç ekziston edhe mundësia që të bjerë në duar të gabuara.
Anketa e kryer nga “Australian Commission On Safety” ka treguar se rreth 50% e materialit në faqet e pornografisë së fëmijëve vjen nga mediat sociale.