"Apple po mendon të unifikojë shërbimet e saj në një abonim të vetëm"- u komunikua nga Bloomberg. Paketa do të quhet Apple One, dhe me siguri do të arrijë në tetor, së bashku me iPhone 12.
Sipas asaj që është raportuar, propozimi i Apple One nuk do të jetë unik, por trepalësh: një abonim bazë, ai më i lirë, do të përfshijë vetëm Apple Music dhe Apple TV +, domethënë ato shërbime që kanë më shumë tërheqje për publikun e gjerë. Atëherë do të ketë një "pakete të mesme", e cila do të shtojë lojërat Apple Arcade, dhe në fund paketën "premium" e cila gjithashtu do të pajiset me Apple News +, hapësirë shtesë iCloud dhe madje një shërbim plotësisht të ri. Në fakt, Apple po zhvillon një platformë kushtuar palestrës për iPhone, iPad dhe Apple TV: të koduar, "Seymour".
Apple One do të jetë në përputhje me Family Sharing, që do të thotë se një abonim i vetëm do të mund te perdorret per përdorues të ndryshëm. Sa për çmimet, nuk ka asgjë me siguri: sipas Mark Gurman nga Bloomberg, megjithatë, kursimet që duhet të sigurojë perdoruesi nga kjo lloj pakete në krahasim me abonimet individuale, shkon nga 2 dollarë në muaj deri në 5 dollarë në muaj.