Madbox, startupi i lojërave
Startupi i lojës me celular Madbox ngre 16.5 milion dollarë pas 100 milion shkarkimesh

Startupi francez, Madbox, po mbledh një seri të fondeve prej 16.5 milion dollarësh (15 milion €) nga Alven. Kompania po zhvillon lojëra celulare dhe merret me gjithçka nga fillimi deri në fund, nga dizajni i lojërave deri te botimi dhe blerja e përdoruesve.

Madbox është një lojtar i ri në hapësirën e lojrave celular. Kompania vjen si rezultat i bashkimit të dy studiove të vogla të lojërave me bazë në Paris në korrik 2018. Pas nja dy muajsh, startupi lëshoi lojën e saj të parë, Dash Valley. Dhe loja përfundoi shpejt duke u vendosur në 50 top-at e shkarkimeve më të mira të lojërave në App Store në Sh.B.A.

Kompania ka lëshuar një pjesë të vogël lojrash që nga ajo kohë. Në një moment, Madbox kishte tre lojera në 10 top chartet në Sh.B.A ( shkarkime falas të lojërave serish) - StickMan Hook, Sausage Flip dhe Gara Ball Idle. Në përgjithësi, Madbox ka gjeneruar 100 milion shkarkime të lojërave. "Metoda thelbësore në Madbox është që ne të integrojmë gjithçka", thote bashkëthemeluesi dhe CEO Jean-Nicolas Vernin. "Ne përpiqemi të automatizojmë sa më shumë gjëra të jetë e mundur." 

Madbox ka një qasje të kujdesshme kur bëhet fjalë për rritjen. Kompania punëson ngadalë dhe nuk lëshon dhjetra lojëra në një vit.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations