Pushoi nga puna një pjesë të mirë të stafit, Musk: Nuk kisha zgjidhje tjetër
Elon Musk ka reaguar për herë të parë për largimin nga puna të rreth 50% të punonjësve të Twitter.

Për fat të keq nuk ka zgjidhje kur një kompani humbet mbi 4 milionë dollarë në ditë.

Kështu shkroi në rrjetet sociale pronari i r ii kompanisë.

Musk gjithashtu vuri në dukje se të gjithë të shkarkuarve iu ofrua paga e tre muajve që është 50% më shumë se sa kërkohet me ligj.

Pushimet filluan ditën e djeshme. Ishte New York Times , e cila pa një kopje të emailit të dërguar punonjësve. Emaili për të cilin flet NYT iu dërgua punonjësve të Twitter të enjten në mbrëmje. Mesazhi kërkonte që punëtorët të shkojnë në shtëpi dhe të mos kthehen në zyrë ditën e premte, ndërkohë që janë duke u bërë shkurtimet.

Nuk është e qartë se sa njerëz do të humbasin punën e tyre. Sipas disa gazetave ndërkombëtare, të cilat citojnë burime brenda kompanisë, rreth 3700 nga 7500 punonjës do të pushohen nga puna. 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations