Galaxy Z Fold4, një central multi-task me performancë të lartë
Galaxy Z Fold4 është rezultat i inovacionit të qëndrueshëm të smartphone-ve Samsung Galaxy dhe smartphone ynë më i fuqishëm deri më tani. Z Fold4 kombinon ekspertizën kolektive të teknologjisë celulare të Samsung për të krijuar një pajisje me funksionalitet të rritur qoftë i hapur, i mbyllur ose në Flex Mode[1]. Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Galaxy Z Fold4 është rezultat i inovacionit të qëndrueshëm të smartphone-ve Samsung Galaxy dhe smartphone ynë më i fuqishëm deri më tani. Z Fold4 kombinon ekspertizën kolektive të teknologjisë celulare të Samsung për të krijuar një pajisje me funksionalitet të rritur qoftë i hapur, i mbyllur ose në Flex Mode[1]. Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.

Kryerja e shumë detyrave njëkohësisht në Z Fold4 është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar[2] ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara dhe të hapura së fundmi. Multi-tasking është gjithashtu më intuitiv, falë gjesteve të reja të rrëshqitjes[3]. Ndërroni menjëherë aplikacionet që i keni hapur në ekran të plotë në dritaren 'pop-up' ose ndani ekranin tuaj në gjysmë për të bërë sa më shumë gjëra njëkohësisht[4].

Partneritetet e Samsung me Google dhe Microsoft e çojnë multitasking në një nivel tjetër. Aplikacionet e Google, duke përfshirë Chrome dhe Gmail tani mbështesin funksionin drag-and-drop, duke i lejuar përdoruesit të kopjojnë linqe dhe ti bëjnë 'paste' diku tjetër, fotot dhe më shumë nga një aplikacion në tjetrin. Me Google Meet, përdoruesit tani mund të lidhen me më shumë njerëz ndërsa shijojnë bashkë-aktivitete virtuale, duke përfshirë bashkë-shikimin e videove në YouTube ose duke luajtur lojëra së bashku në një video call[5]. Paketa e plotë e Microsoft Office dhe Outlook përfitojnë nga ekrani i palosshëm, duke ofruar më shumë informacion në ekran dhe mënyra më të shpejta për të ndërvepruar me përmbajtjen. Përvoja e multi-tasking është e plotë me funksionalitetin S Pen[6], duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve kur jeni në lëvizje me një vend efikas për ruajtjen brenda këllëfit me hapësirën Pen case[7].

Galaxy Z Fold4 nxjerr foto dhe video mahnitëse me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x[8]. Një sërë modalitetesh të kamerës, duke përfshirë hartën më të madhe të zmadhimit të aktivizuar në modalitetin Capture View, Dual Preview dhe Rear Cam Selfie, janë krijuar sipas kërkesës së blerësve për të përfituar nga faktori unik i formës për rritjen e fleksibilitetit të fotografimit. Dhe me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëm[9] dhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.

Përmbajtja është edhe më gjithëpërfshirëse (që të tërheq në zemër të aksionit) dhe më e dallueshme në ekranin kryesor 7,6 inç[10] me një ekran më të ndritshëm, një rifreskim[11] adaptiv 120 Hz dhe një kamerë më pak të dukshme nën ekran (UDC) që paraqet një rregullim të ri. Aplikacionet e njohura të medieve sociale si Facebook janë optimizuar për përvojën e ekranit të madh për ta bërë përmbajtjen më të këndshme. Ose hapni aplikacionet tuaja të preferuara të shërbimit argëtues të transmetimit si Netflix[12]  dhe shikoni 'pa duar' me Flex Mode. Për aplikacionet jo të optimizuara, përdoruesit madje mund ta kontrollojnë pajisjen pa ndërprerë përmbajtjen me Flex Mode Touchpad [13] të ri,duke ofruar saktësi gjatë ndalimit, kthimit prapa dhe luajtjes së videove, ose zmadhimit ose zvogëlimit të përmbajtjes ndërsa pajisja është në Flex Mode.

Lojërat janë gjithashtu më të shpejta falë platformës së fuqishme celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 dhe 5G[14] tepër të shpejtë. Me një menteshë më të hollë, peshë më të lehtë dhe korniza edhe më të ngushta, ekrani më i gjerë mundëson ndërveprime më të lehta me njërën dorë gjatë përdorimit të Cover Screen[15].

Samsung vazhdon rrugëtimin e saj të inovacionit që sfidon pengesat për të ofruar nivelin e qëndrueshmërisë që presin konsumatorët, si brenda ashtu dhe jashtë. Me kornizat tona prej alumini Armor dhe mbulesën e menteshave së bashku me Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluzive në ekranin e kapakut dhe xhamin e pasmë, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet tona më të forta të palosshme ndonjëherë. Qëndrueshmëria e panelit të ekranit kryesor është përmirësuar gjithashtu falë strukturës së optimizuar të shtresës, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimit nga goditjet e jashtme. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8[16], kështu që përdoruesit mund të shqetësohen më pak nëse gjenden nën shi pa çadër.



[1] Flex mode mbështetet në kënde ndërmjet 75° dhe 115°.

[2] Funksioni Taskbar mbështetet vetëm në ekranin kryesor.

[3] Kërkon aktivizimin i Labs në Settings.

[4] Disa aplikacione mund të mos mbështesin Multi Active Window ose App Pair.

[5] Disponueshmëria dhe aplikacionet e mbështetura për Live sharing mund të ndryshojnë sipas shtetit dhe pajisjes. Përdoruesit mund të kenë nevojë të përditësojnë YouTube dhe Google Meet në versionin e tij më të fundit. Disa nga aplikacionet e mbështetura për ndarjen drejtpërdrejt mund të kërkojnë kushte specifike abonimi.

[6] S Pen shitet veçmas. Vetëm ekrani kryesor i Z Fold4 përshtatet me S Pen. E përputhshme vetëm me S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro. Të gjithë SPen- t e tjerë ose stilolapsat që nuk janë projektuar për Z Fold4 (përfshirë ato nga prodhues të tjerë) mund të dëmtojnë ekranin.

[7] S Pen Fold Edition përfshihet në Standing Cover me Pen case. Aksesorët shiten veçmas.

[8] 30X Space Zoom përfshin zmadhimin optik 3x dhe zmadhimin dixhital 30x me teknologjinë AI Super Resolution. Zmadhimi përtej 3x mund të shkaktojë një përkeqësim të imazhit.

[9] Krahasuar me Galaxy Z Fold3 5G.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations