BMW i7 del në Kinë me çmim marramendës prej 210 mijë dollarë (FOTO)
BMW i7 del në Kinë me çmim marramendës prej 210 mijë dollarë (FOTO)
BMW i7 më në fund është në dispozicion në Kinë, treg i cili aktualisht është ndër më konkurruesit përsa i përket makinave luksoze në botë.

i7 do të kompletojë portofolin e makinave elektrike të BMW-së me 4 seri të tjera tashmë në treg; iX, i4, iX3 dhe i3, por vetëm në Kinë.

BMW i7 fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm në një model - i7 xDrive60L. "L" përdoret për të nënkuptuar një automjet me goma të gjata në të kaluarën, por i7 i shitur në Kinë ka saktësisht të njëjtën gjatësi prej 5,391 mm dhe të njëjtën bazë gomash prej 3,215 mm si homologu i tij evropian. "L" duket se i referohet sediljeve të klasit të parë në pjesën e pasme, të cilat në Kinë vijnë si standard.

i7 xDrive60L është opsioni i vetëm, por është i disponueshëm si paketë Deluxe ose M Sport Paketë, ku të dyja modelet kushtojnë gati 210,000 dollarë me kursin aktual të këmbimit. Dallimet midis dy paketave është tek gomat, veshje të brendshme prej druri, timoni dhe veshjet e jashtme.

Makina përdor të njëjtin grup fuqie që njohim nga versioni i saj evropian, dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej 400 kW.

Ndërsa i7 xDrive60L doli në shitje, BMW njoftoi se versioni i saj pak më i fuqishëm eDrive50L do të jetë i disponueshëm së shpejti me një çmim prej 172,500 dollarë. Ky version nuk është i disponueshëm në asnjë treg tjetër dhe duket se po përdor motorin e fuqisë nga BMW i4 eDrive40 me konfigurimin e tij RWD dhe fuqinë 340 kf.

BMW po zgjeron portofolin e saj të makinave elektrike në Kinë dhe planifikon të ketë 6 modele të tjera brenda 2 muajve të ardhshëm. IX1 i prodhuar në Kinë do t'u bashkohet motrrave të tij vitin në mënyrë që të përballet me konkurrentin e tij kryesor, Tesla Model Y.

What's your reaction?

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations