Jeni të ftuar të përjetoni një eksperiencë të re të Samsung Unpacked
Jeni të ftuar të përjetoni një eksperiencë të re të Samsung Unpacked

Samsung zbuloi linjën më të fundit të pajisjeve inovative Galaxy, duke përfshirë

Galaxy Z Fold4, Z Flip4, serinë Watch5 dhe Buds2 Pro, në formatin e rikonceptuar Unpacked. Tani, po

prezantohet një përvojë krejtësisht e re e Samsung Galaxy, duke u dhënë fansave dhe konsumatorëve

akses në pajisjet e reja përpara se të mbërrijnë në dyqane.

Në nivel global, Samsung po hap hapësirat pop-up në Londër dhe NYC pas transmetimit të drejtpërdrejtë

të Unpacked. Të hapura për publikun deri në gusht, këto hapësira shfaqin zona aktivizimi ku

konsumatorët mund të përjetojnë nga afër markën Galaxy dhe pajisjet më të fundit. Këto pop-ups janë

të mbushura me një sërë përvojash nga më inovativet e Samsung, duke përfshirë veçorinë unike

FlexCam dhe produktivitetin në pajisjet e reja të palosshme. Për më tepër, fansat mund të mësojnë për

zgjidhjet e lidhura me SmartThings, iniciativën e qëndrueshmërisë Galaxy for Planet si dhe për filozofinë

dhe ekosistemin më të gjerë të markës Galaxy.

Për të festuar më tej lançimin e ri, Samsung po merr disa nga hapësirat publike më të famshme në botë,

duke përfshirë ekranet reklamuese të Times Square. Në bashkëpunim me artistin botëror të muzikës

pop BTS, Samsung po shfaq premierë filmin digjital "Galaxy x BTS: Shpalosni botën tuaj me Z

Flip4│Samsung" me " Yet To Come " dhe "Over The Horizon 2022 prodhuar nga SUGA e BTS". Përmbajtja

gjendet në kanalin zyrtar të Samsung në YouTube.

Klientët që porosisin paraprakisht ose Galaxy Z Flip4 ose Galaxy Z Fold4 do të përfitojnë zbritje në

shumën 23 000 lekë me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 17 500 lekë me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu,

do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda

një viti nga blerja e pajisjes. Promocioni zgjat nga data 10 gusht deri në 25 gusht 2022. Për më shumë

informacion mbi promocionin vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-

flip4 .

 

***

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese.

Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve

dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të

rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën

http://news.samsung.com.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations