Update-i i ri i Mesazheve në Android i tregon shumë mirë "Reactions"
Lajm fantastik për përdoruesit e Android !

Më parë, kur një përdorues i iPhone reagonte ndaj mesazhit të një përdoruesi Android duke përdorur një emoji, ai shfaqej si një mesazh i veçantë me tekst kur shihej në Android, duke rezultuar shpesh në konfuzion dhe shumë rrëmujë të panevojshme.

Pas update-imit, shkëmbimi i mesazheve është shumë më e thjeshtë. Pamjet e postuara nga "9to5Google" tregojnë se si reagimet e emoji shfaqen të bashkëngjitura me tekstin , sikur të ishin dërguar nga një përdorues tjetër i Google Messages. Prekja e një reagimi emoji shfaq një dritare që thotë se është "Përkthyer nga iPhone".

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations