TM Roh njoftoi atë që mund të presim nga Samsung Unpacked i rradhës: Një epokë e re e inovacionit të smartphone-ve do të shpaloset
Sipas postimit të tij të fundit në blog, përdoruesit mund të presin nga Unpacked i ardhshëm pajisje revolucionare me tiparet e smartphone-ve Galaxy Note

Zagreb, 27 korrik 2021. - TM Roh, presidentidhe shefi i komunikimeve në Samsung Electronics, në postimin e tij të fundit nëblog njoftoi se çfarë mund të pritet nga Galaxy Unpacked: Get Ready to Unfold,i cili do të zhvillohet në 11 gusht në orën 16:00 përmes kanalit zyrtare tëkompanisë në YouTube si dhe faqes zyrtare të Samsung Newsroom. Në postimin etij në blog, TM Roh rikujtoi vitin e kaluar, duke vënë në dukje se kompania kazhvilluar serinë e saj të smartphone-ve Galaxy Z që do të riformojë nocionin sesi e përjetojmë smartphone-in dhe do sjellë një përvojë të re përdoruesi. Përmë tepër, ai deklaroi se Samsung vazhdon të përqendrohet në përvojën epike tëkamerës, teknologjinë më të avancuar, jetëgjatësinë e baterisë dhe mbrojtjen efuqishme.

"Ndërsa jemi duke studjuar të gjitha mënyrat për t'u siguruarpërdoruesve më të mirën, ne shpesh e gjejmë veten në një territor tëpaeksploruar. Kur kemi lançuar serinë e smartphone-ve Galaxy Fold, ne krijuamnjë kategori krejt të re të pajisjeve, por nuk u ndalëm këtu. Ne gjithashtu kemiofruar risi të shumta me smartphone-t Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip, kukemi kombinuar përvojën superiore të ndërrimit të smartphone-ve së bashku mekarakteristikat që përdoruesit i dinë dhe i duan. " - shkruajti TM Roh,duke theksuar ngazëllimin e tij për gjeneratën e tretë të smartphone-ve që povjen.

TM Roh thekson gjithashtu bashkëpunimet me drejtuesit e industrisë siGoogle dhe Microsoft, të cilat kanë rezultuar në teknologji të sigurt dhe tëoptimizuar për ritmet e shpejta të jetës së përditshme sot. “Ne në mënyrë tëvazhdueshme bashkërisht zhvillojmë zgjidhje të nivelit më të lartë të sigurisënë bashkëpunim me partnerët kryesorë, për të mbrojtur pajisjet dhe privatësinëe secilit prej përdoruesve tanë. Në këtë mënyrë, të gjitha aplikacionet dhe tëdhënat mund të menaxhohen plotësisht pa u shqetësuar ", tha TM Roh.

 

 Një kapitull i ri i inovacionit ka filluar

Në njoftimin e tij publik, TM Roh zbuloi disa detaje që mund të presim ngapajisjet e reja që do prezantohen në Unpacked: "Galaxy Z Fold kombinongjithçka që ne duam nga smartphone-t dhe tabletët. Ai sjell një mënyrë krejt tëre të të punuarit, lidhjes dhe krijimit të përmbajtjes. Nga ana tjetër, Z Flipsjell një tërheqje elegante, dizenjimi i të cilit përbëhet nga materiale tëreja të ndryshme. Kjo është arsyeja pse nëUnpacked ne do të prezantojmë disa surpriza të reja për këto smartphone,përfshirë S Pen të krijuar posaçërisht për pajisjet e palosshme. "

 

 Ajo që është gjithashtu interesante të theksohet janëfjalët e TM Roh në lidhje me serinë Galaxy Note, ku ai shpjegoi se në vend tëprezantimit të zakonshëm të telefonave inteligjentë Galaxy Note për këtëperiudhë të vitit, pajisjet e reja do tëpërfshijnë gjithashtu disa nga tiparet e telefonit Note që përdoruesit pëlqejnë.

 

A është e mirë - mjaftueshëm e mirë?

Në përputhje me ngjarjen e ardhshme, eventin virtualUnpacked - Get Ready to Unfold, Samsung ka lançuar gjithashtu një fushatë tëveçantë reklamuese në ambientetet e jashtme e motivuar nga motoja "A është mirë - mjaftueshëm emirë?", duke i ftuar përdoruesit të zbulojnë përgjigjen e kësajpyetjeje. Fushata shërben për të inkurajuar përdoruesit të marrin nëkonsideratë nëse ata janë vërtet tëkënaqur me smartphone-t e tyre aktualë, ku zgjidhja e duhur mund të ofrohetthjesht nga pajisjet që do të prezantohen më 11 Gusht.

 

Përdoruesit mund të shikojnë Samsung Galaxy Unpacked2021: Get Ready to Unfold , virtualisht përmes kanalit Samsung YouTube më 11gusht 2021 në 16:00 përmes linkut: www.youtube.com/samsung.

 


###

 

 

Rreth Samsung Electronics

 

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetëdhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën etelevizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale,sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjikedhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më tëfundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations