Thuhet gjithandej që jemi në kohë të vështira
Do t'ju prezantoj me nje zonjë të veçant, mbase e njihni por unë nuk ju kam folur asnjëherë për të, Elida Motro Iljazi

Tiranë, 14 Prill 2020 -Thuhet gjithandej që jemi në kohë të vështira. Dhe kur dëgjon lajmet kupton që kjo është e vërtetë. Pandemia globale e shkaktuar prej COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz me bilance tragjike në rang global. Dhe si pas çdo goditjeje të papritur, kujtoni goditjen e tërmetit të 26 Nëntorit, vijnë pas-goditjet, që çdo ditë e më shumë po artikulohen si efektet zinxhir që do ketë karantina në goditjen ndaj ekonomisë. Vetë termi “kohë të frikshme apo kohë të këqija” mund të përkufizohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm. 

Por, disa kanë dëshirë ta përkufizojmë në këtë mënyrë:

Kur nuk pret nga të tjerët të të krijojnë mundësi për ty por përvesh mëngët dhe fillon të krijosh vlerë për të tjerët dhe sakaq të krijosh të ardhurat e tua!


Si mund të ndihmojmë veten që këtë situatë ta kthejmë në favorin tonë apo në favor të biznesit që drejtojmë? Elida Motro Iljazi - themeluese dhe drejtuese e EMI-CC Coaching and Consulting - i jep përgjigje në Episodin 91 dhe Episodin 92 të podkastit të saj  "Miqesisht Elida".


EMI-CC, e cila ofron Executive Coaching; Trajnim Vjetor i personalizuar i liderëve të tanishëm të biznesit dhe trashëgimtarëve të tyre, si dhe Kurs Vjetor për Burimeve Njerëzore, gjatë këtyre javëve po vijon punën normalisht online sipas përvojës disa vjeçare. Në ‘kohërat e këqija’ me të cilat po përballen klientët-miq së fundmi, përmes platformave online po ndihmohen të përballen me vendime që bëjnë ndryshimin midis sipërmarrësve që do dalin fitues nga këto kohë dhe atyre që kanë shkelur butonat e panikut, ankimit apo dorëzimit në këto kohë të vështira.


Ndërsa për këdo tjetër, EMI-CC, iu jep mundësinë që, të regjistroheni për një intervistë /sesion konsulencë falas në lidhje me zhvillimin personal dhe profesional në këto kushte.


Gjithashtu mund të ndiqni falas webinarin online në datën 16 Prill me temë ‘Cilat janë Veprimet kyc që do të na shënjojnë për jetë, pasi kriza të kalojë?" Regjistrohu falas këtu.  

Për të ndjekur webinarin IloveHR për Burimet Njerëzore me temë “Planifikimi Strategjik i BNJ në kohë të vështira” regjistrohuni këtu

Për të parë aktivitetet dhe seminaret për muajin Prill mund t’i shikoni këtu.

Ktheni kartantinën në avantazhin tuaj për të gjithë jetën! 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations