Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re baterish në Shangai!
Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re baterish në Shangai!
Fabrika në Shangai do të jetë në gjendje të prodhojë 10,000 nga njësitë e saj të ruajtjes së energjisë “Megapack” në vit, thotë firma.

Kompania e makinave elektrike që i përket Elon Musk, Tesla, thotë se po zgjerohet në Kinë, duke ndërtuar një fabrikë të re për të prodhuar bateritë e saj në shkallë më të gjerë.

Megapack është një bateri shumë e madhe që mund të përdoret për të ndihmuar në stabilizimin e rrjeteve të energjisë dhe për të parandaluar ndërprerjet e energjisë.

Ndërtimi i fabrikës së re Megapack në Kinë pritet të fillojë më vonë këtë vit, ndërsa prodhimi i baterive në këtë fabrikë do fillojë në verën e vitit 2024, sipas medias shtetërore kineze Xinhua.

Kina është prodhuesi më i madh i baterive, të cilat Tesla do të jetë në gjendje të përdorë për të rritur prodhimin dhe për të ulur kostot.

Kujtojmë se Tesla tashmë ka fabrikën e Megapack në Kaliforni, e cila gjithashtu prodhon 10,000 njësi çdo vit.

What's your reaction?

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations