Teknologjia na shpëton nga 'mërzia e thellë'. Ekspertët: Është shpërqendrim, kujdes…
YouTube, Netflix apo rrjetet sociale janë gjithmonë me ne, duke bërë që në sekonda të na largojnë mërzinë. Fakti që futemi në një botë virtuale bën që truri ynë mos ta ketë më fokusin në ngjarjet që na ndodhin.

Ju ka ndodhur që edhe kur shkoni në tualet e merrni telefonin me vete?! Aq e ngushtë është bërë marrëdhënia me teknologjinë saqë nuk e ndajmë asnjë sekondë…

YouTube, Netflix apo rrjetet sociale janë gjithmonë me ne, duke bërë që në sekonda të na largojnë mërzinë. Fakti që futemi në një botë virtuale bën që truri ynë mos ta ketë më fokusin në ngjarjet që na ndodhin. 

Por sipas ekspertëve, mbushja e çdo sekonde të lirë të ditës me shpërqendrim mund të mos jetë për mirë. Kjo sepse kur hyjmë në një nivel "të thellë" të mërzisë, truri ynë në fakt e përdor atë kohë për të dalë me inovacione dhe ide. 

"Mërzia e thellë mund të tingëllojë si një koncept jashtëzakonisht negativ, por në fakt mund të jetë jashtëzakonisht pozitiv nëse njerëzve u jepet mundësia për të menduar dhe zhvillim të pashqetësuar", shpjegoi Timothy Hill, një sociolog në Universitetin e Bath në MB.

Lidhur me këtë Britania e Madhe (dhe bota në tërësi) bëri një eksperiment dy-vjeçar, duke u ndalur në vitin 2020 dhe 2021.

“Duhet të pranojmë se pandemia ishte një përvojë tragjike, shkatërruese, konsumuese për mijëra njerëz, por të gjithë jemi të njohur me historitë e atyre që gjatë kohës së izolimit gjetën veten në hobi të ndryshme, karriera ose drejtime të reja në jetë”, tha Hill në një njoftim për shtyp.

Ekipi i Hill-it kreu kërkime duke përdorur 15 njerëz të cilëve u ishte dhënë pushim me pagesë ose punonin nga shtëpia gjatë pandemisë. Pjesëmarrësit morën pjesë në intervista të strukturuara duke detajuar se si e kalonin kohën e tyre.

Ata zbuluan se kur mërziteshin njerëzit e largonin atë me mediat sociale.

“Problemi që vumë re ishte se mediat sociale mund të lehtësojnë mërzinë sipërfaqësore, por shpërqendrimi thith kohë dhe energji dhe mund të parandalojë që njerëzit të përparojnë në një gjendje mërzie të thellë, ku mund të zbulojnë pasione të reja”, tha Dr Hill.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations