views
Ka qenë pikërisht Hudson Rock, firma e inteligjencës për krimin kibernetik që ka reaguar duke theksuar se dikush pos het një bazë të dhënash private që përmban informacionin e kontaktit të 400 milionë llogarive të përdoruesve të Twitter.
Por ku konsiston baza e këtyre të dhënave?!
“Baza e të dhënave private përmban informacionione private shumë të rëndësishme, duke përfshirë emailet dhe numrat telefoni të përdoruesve të profilit të lartë, si; AOC, Kevin O’Leary, Vitalik Buterin dhe të tjerë,” tha Hudson Rock.
Pretendohet se të dhënat janë marrë në fillim të vitit 2022 si një përpjekje për të detyruar Elon Musk të blejë të dhënat ose të përballet me padi të GDPR”, shtoi ai. Hudson Rock tha se ndërsa nuk ishte në gjendje të verifikonte plotësisht pretendimet e hakerit duke pasur parasysh numrin e llogarive, ai tha se “verifikimi i pavarur i të dhënave në vetvete është legjitim”.
Nëse zbulohet se është e vërtetë, shkelja mund të jetë një shkak i rëndësishëm shqetësimi për përdoruesit e Crypto Twitter, veçanërisht ata që veprojnë me pseudonime.
Nga ana tjetër disa përdorues theksuan se një shkelje me përmasa të tillë është e vështirë të besohet, duke pasur parasysh se numri aktual i përdoruesve aktivë mujorë thuhet të jetë rreth 450 milionë.
Comments
0 comment