Tani është koha e duhur për të blerë pajisje elektroshtëpiake Samsung!
Samsung Electronics njoftoi se duke nisur nga data 1 shkurt do të ofrojë 5 vite granci për pajisjet elektroshtëpiake.

Me ritmet e shpejta të jetës së përditshme, ne varemi nga pajisjet cilësore që mund të na kursejnë kohë me shpejtësinë dhe efikasitetin e tyre. Për fat të mirë, Samsung ka sjell risi dhe është siguruar që ky biznes të jetë sa më inteligjent dhe efikas. Tani është koha e duhur për të marrë asistentë të rinj për shtëpinë. Garancia shtesë ofrohet për disa modele të caktuara të pajisjeve elektroshtëpiake Samsung duke përfshirë; frigoriferë, lavatriçe, pajisje inkaso të kuzhinës dhe fshesave me korrent të blera deri më 31 dhjetor 2022. Për më tepër, përfitimi vlen edhe për tharëset/ lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung, në periudhën nga 1 shkurt 2022 deri më 31 mars 2022.

Gjithmonë të freskëta dhe të shijshme

E gjithë gama e frigoriferëve Samsung është zbukuruar me një sërë teknologjish për mbajtjen e ushqimit gjithmonë të freskët në nivelin optimal të temperaturës dhe lagështirës, me shumë veçori për të optimizuar hapësirën brenda vetë frigoriferëve. Midis tyre janë frigoriferë me teknologjinë SpaceMaxTM, që i bën frigoriferët shumë më të hollë, si dhe frigoriferë inovativë Bespoke, të cilët me dizajnin e tyre bëhen qendra e dekorit modern të kuzhinës.

Gatuani duke buzëqeshur

Për të përgatitur një vakt të shijshëm për anëtarët e familjes suaj, ushqimi i nivelit të lartë kërkon pajisje kuzhine të nivelit të lartë Me furrat, pjanurat dhe aspiratorët Samsung, do të jeni në gjendje të përgatisni vaktin më të shijshëm në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Gatuani dy vakte në temperatura të ndryshme në të njëjtën kohë falë teknologjisë Dual Cook FlexTM të Samsung ose gatuani në temperatura perfekte me Teknologjinë Virtual FlameTM. Kur keni nevojë të ringrohni shpejt një vakt, me siguri do t'ju pëlqejë një nga furrat elegante dhe të fuqishme të integruara të Samsung me mikrovalë.

Pastërtia është gjysma e rrugës drejt shëndetit

Në rrethanat aktuale, pastërtia e shtëpisë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Kjo është arsyeja pse puna e pastrimit dhe larjes duhet të jetë gjithmonë e plotë, por gjithashtu të mos shpenzojë shumë nga koha juaj. Pas një vakti, gjithçka që ju nevojitet është të vendosni enët në një nga pjatalarëset e mëdha Samsung. Lani rrobat tuaja në një mënyrë inteligjente dhe me konsum minimal energjie dhe kohe, me lavatriçet Samsung, lavatriçe të kombinuara ose tharëse.

Për të fituar të drejtën e garancisë specifike prej 3 vitesh të Samsung, duhet të regjistroheni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes. Për më shumë informacion rreth promocionit, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/5yw-wg-promo-2022/

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations