Sprint bën një gabim të pafalshëm
Një kontraktues i Sprintit la gabimisht mijëra fatura të telefonit celular online

Një kontraktues që punon për gjigantin Sprint ruajti në një server të pambrojtur cloud qindra e mijëra fatura të telefonave celularë të AT&T, Verizon dhe T-Mobile.

"Kova" e storage kishte më shumë se 261.300 dokumente, shumica e të cilave ishin faturat e telefonit që i përkisnin subscribers-ave te ndryshem që datonin që nga viti 2015. Por kova, e pritur në Amazon Web Services (AWS), nuk mbrohej me një fjalëkalim, duke lejuar këdo për të hyrë në të dhënat brenda.

Nuk dihet se sa kohë ishte ekspozuar "kova".

Faturat - të cilat përmbajnë emra, adresa dhe numra telefoni, dhe shumë histori të thirrjeve - u mblodhën si pjesë e një oferte për të lejuar subscribers të kalonin në Sprint, sipas dokumenteve të markës Sprint që gjenden në server. Dokumentet shpjeguan se si Sprint do të paguante tarifën e ndërprerjes së parakohshme të subscriber-it për të prishur kontratën e tyre të shërbimit celular, një taktikë e zakonshme e shitjeve e përdorur nga ofruesit e celularëve.

Në disa raste, gjetëm dokumente të tjera të ndjeshme, të tilla si një deklaratë bankare dhe një screenshot të një faqeje në internet që kishte te dhenat e subscribers-ave si emrat e përdoruesve online, fjalëkalimet dhe PIN-et e llogarive - të cilat në kombinim mund të lejonin hyrjen në llogarinë e një klienti.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations