Samsung Internet 17.0 vendos privatësinë dhe sigurinë në plan të parë
Versioni zyrtar i Samsung Internet 17.0 tani është gati për t’u shkarkuar në Google Play ose Galaxy Store

Samsung Electronics lançoi zyrtarisht Samsung Internet 17.0 , një përmirësim që sjell veçoritë e  privatësisë dhe sigurisë te shfletuesi. Versioni më i fundit përfshin anti-gjurmimin inteligjent dhe aksesin me përparësi, HTTPS, me mënyra të reja të verifikimit të web-it. Përvoja e përgjithshme e përdoruesit është përmirësuar gjithashtu, me skeda “drag and drop” dhe opsione shtesë gjuhësore për përkthim, duke përmbushur një shumëllojshmëri të gjerë të nevojave të përdoruesve.

"Me çdo gjeneratë të re të Samsung Internet, ne jemi përkushtuar të krijojmë një përvojë superiore shfletimi që nuk bën kurrë kompromise për privatësinë apo sigurinë," tha Heejin Chung, Shefe e Grupit të R&D të Web-it në Mobile experience Business, Samsung Electronics. "Samsung Internet 17.0 është rezultat i disa viteve pune kërkimore, që na ka lejuar të paraqesim përvojën tonë më të fuqishme dhe të mbrojtur të shfletimit deri më tani për përdoruesit e Galaxy."

 

 

 

Privatësi e sigurt

Samsung Internet 17.0 përmirëson funksionin inteligjent kundër gjurmimit me inteligjencë artificiale, i cili tani është i aktivizuar që në gjendjen fillestare . Kjo veçori do të ndihmojë në bllokimin e palëve të treta që përpiqen të gjurmojnë informacionin personal të përdoruesve, por gjithashtu mund të paracaktojnë edhe një opsion më të sigurt HTTPS kur shtypin një URL në Samsung Internet 17.0.

Akses i shpejtë dhe i lehtë në aktivitetet e privatësisë

Samsung Internet 17.0 u jep përdoruesve një pasqyrë gjithëpërfshirëse se si shfletuesi i Samsung po mbron eksperiencën e tyre në web. Me Samsung Internet 17.0, një fotografi vizuale e privacy dashboard të një përdoruesi ofrohet nëpërmjet faqes Quick Access. Kjo ofron një regjistrim të detajuar të aktiviteteve javore dhe opsioneve që mund të rregullohen, për t'iu përshtatur preferencave të privatësisë së përdoruesve.

-------------------------------

[1] Disponueshmëria dhe koha mund të ndryshojnë sipas tregut dhe operatorit. Përdoruesit e shfletuesit të Samsung Internet do të marrin njoftime për përditësimin në Google Play ose Galaxy Store duke filluar nga sot.

 

[1]Anti-gjurmimi inteligjent është i disponueshëm që në gjendjen fillestare në vendet dhe/ose rajonet e mëposhtme (që nga 4 maji): Ishujt Aland, Shqipëri, Andorra, Austri, Belgjikë, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Ishujt Faroe, Finlanda, Franca, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Grenlanda, Hercegovina, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Mali i Zi, Montserrat, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Koreja e Jugut, Spanja, Ishujt Svalbard dhe Jan Mayen, Suedia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Shteti i Vatikanit.

 

 Samsung Internet 17.0 ofron gjithashtu një mënyrë për të përdorur çelësat e sigurisë së jashtme ose të brendshme të pajisjes si një alternativë për verifikimin me dy faktorë të bazuar në SMS ose aplikacion.

Një përvojë më e qetë, më e fuqishme e përdoruesit

Përditësimi më i fundit i shfletuesit të Samsung përfshin disa përmirësime në përvojën e tij të përgjithshme të përdoruesit, duke përfshirë aftësinë për të “drag and drop” skedat në grupet e skedave të personalizuara. Kjo e bën navigimin dhe organizimin më të qetë dhe më të shpejtë.

 

Samsung Internet 17.0 do të sjellë gjithashtu përvoja të përmirësuara kërkimi në bookmarks, historik dhe faqet e ruajtura. Shfletuesi njeh gabimet e zakonshme të përdoruesit dhe mund të përpunojë pyetjet e përputhjes të bazuara në fjalë për të gjetur fraza ose fjali nga një bazë të dhënash bazuar në bookmarks dhe faqet e ruajtura. Përputhja fonetike mundëson gjithashtu kërkimin e termave specifikë bazuar në mënyrën se si tingëllojnë dhe aftësitë e përkthimit janë përforcuar me shtimin e pesë gjuhëve, duke e çuar totalin në 26 .

 

 

=#

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

...........................................................

 

[1] Në listen e gjuhëve përfshihen: arabisht, bullgarisht, kinezisht, kroatisht, çekisht, holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hungarisht, indonezisht, italisht, japonisht, koreanisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, serbisht, spanjisht dhe turqisht, dhe pesë gjuhë shtesë: daneze, finlandeze, norvegjeze, suedeze dhe vietnameze.

https://www.facebook.com/thetechnocast.bme/photos/a.195245381926360/700864064697820/
https://fb.watch/cSaB37VCZ7/

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations