views
Temperaturat e ulta ndikojnë në karrikimin e pajisjeve të ndryshme Apple. iPad, MacBook dhe iPhone papritmas ndalojnë së karrikuar dhe secili nga ne, duke menduar se mund të jenë prishur kabujt ose fishat provojmë fisha të rinj me rradhë, por pa sukses.
“Në kushtet e temperaturave të ulëta apo të larta, mund të bëjnë që pajisja të ndryshojë sjelljen e saj për të rregulluar temperaturën. Përdorimi i një pajisjeje iOS në mot të ftohtë jashtë spektrit të tij operativ mund të shkurtojë përkohësisht kohëzgjatjen e baterisë”, është ky njoftimi që Apple ka bërë në faqen e tij zyrtare duke marrë parsysh shqetësimet e shumta të përdoruesve në mbarë globin.
Më vonë gjatë ditës, pajisja papritmas fillon të karrikohet përsëri dhe gjithçka duket në rregull dhe kjo ndikon pikërisht nga rritja e temperaturave në ambientin që jeni.
Por pse ndodh ky problem? Celularët përdorin bateri të krijuar me jone litiumi që përmbajnë një lëng elektrolitik. Kur është ftohtë, ai kristalizohet dhe energjia nuk qarkullon siç duhet në bateri. Kjo sjell uljen e rendimentit të baterisë dhe ndonjëherë fikjen e celularit.
Lajmi i mirë është se problemi i vërtetë nuk është moti i ftohtë, por i nxehtë. Ndryshe nga i pari që e shkurton përkohësisht kohëzgjatjen e baterisë, temperaturat e larta kanë efekt të përhershëm.
Pajisjet e rikarikueshme kanë një gamë të temperaturës së funksionimit dhe ka një kufi të sipërm dhe të poshtëm përtej të cilit bateria kalon në një lloj "modaliteti të sigurt" për t'u mbrojtur nga dëmtimi.
Për celularët, iPad, iPod dhe Apple Watch
Temperatura më e mirë e funksionimit: 32° deri në 95° F (0° deri në 35° C)
Temperatura e ruajtjes: -4° deri në 113° F (-20° deri në 45° C)
Comments
0 comment