Netflix nuk lejon më ndarjen e “password-it” me abonentët jo-familjarë nga viti 2023
Netflix prej kohësh ka qenë në qendër të vemendjes jo vetëm për shkak të filmave të rinj dhe më të komentuar të momentit, por edhe lidhur me përdorimin e një paswordi të përbashkët në disa persona.

Netflix e ka menduar se ndarja e passwordit do të ndikojë në fitimet e tij, por rritja e abonimeve në vitin 2020 bëri që kompania të shmangte adresimin e tij.

Ka pasur thashetheme të vazhdueshme për ndalimin e ndarjes së passwordeve, por siç duket ndryshimet përfundimtare pritet të hyjnë zyrtarisht në fuqi në vitin 2023.

Me rënien e të ardhurave këtë vit dhe humbjen e parë të abonentëve të Netflix në 10 vjet, CEO i Netflix Reed Hastings vendosi se ishte koha për të vepruar për këtë çështje, e cila ishte shtyrë për shumë kohë.

Sipas një raporti të ri nga The Wall Street Journal, kompania e transmetimit të videove Netflix po planifikon t’u japë fund ndarjes së fjalëkalimeve duke filluar nga fillimi i vitit 2023.

Duke filluar nga viti 2023, Netflix planifikon t’ju kërkojë njerëzve që ndajnë llogari me të tjerët jashtë familjes së tyre të paguajnë.

Netflix ka testuar pagesa shtesë për ndarjen e fjalëkalimit në disa vende të Amerikës Latine, duke paguar rreth 3 dollarë shtesë. Pronari kryesor i llogarisë duhet të sigurojë një kod verifikimi për këdo jashtë familjes që dëshiron të hyjë në llogari, me Netflix që kërkon vazhdimisht kodin derisa të paguhet një tarifë mujore për të shtuar abonentë jo-familjarë.

Një taktikë e ngjashme mund të përdoret në Shtetet e Bashkuara, me Netflix që mund të tarifojë pak më pak se kostoja e planit të tij të mbështetur nga reklamat 6,99 dollarë për abonentët jo-familjarë që ndajnë llogarinë e dikujt. Netflix dëshiron që ata që kanë një fjalëkalim të përbashkët të regjistrohen për abonimin e tyre.

Një tjetër njoftim bën me dije se Netflix do të zbatojë rregullat e ndarjes së fjalëkalimeve përmes adresave IP, ID-ve të pajisjes dhe aktivitetit të llogarisë. Për të mos larguar klientët menjëherë, Netflix do të heqë gradualisht ndarjen e fjalëkalimeve në vend që t’i stopojë të gjitha njëherësh.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations