Më në fund Whatssap do t'ju lejojë të dërgoni foto dhe video në kualitetin më të mirë!
Më në fund Whatssap do t'ju lejojë të dërgoni foto dhe video në kualitetin më të mirë!
Një version i ardhshëm i WhatsApp do të japë më shumë kontroll mbi sasinë e kompresimit që zbatohet për imazhet dhe videot e dërguara.

WABetaInfo raporton se të dy tiparet janë aktualisht në zhvillim e sipër për Android dhe përfundimisht duhet të paraqesin tre opsione kur dërgoni imazhe dhe video. Këto opsione janë : auto,kualiteti më i mirë dhe data saver.

Në këtë mënyrë Whattsap lejon mediat të jenë më të kompresuara nëse shqetësoheni për shpejtësinë e internetit ose kufijtë e të dhënave, ose të ulni sasinë e kompresimit për të siguruar që imazhet ose video të dërgohen në cilësinë e tyre më të lartë të mundshme. Aktualisht, shmangia e kompresimit së WhatsApp përfshin ndryshimin e formatit të një skedari për ta dërguar atë si një dokument sesa një imazh ose video.

Për momentin nuk ka asnjë fjalë kur kjo veçori  do lançohet zyrtarisht por raportimi i WABetaInfo lidhet posaçërisht me aplikacionin beta të Android dhe jo me iOS. Por duke pasur parasysh barazinë e veçorive midis aplikacioneve të WhatsApp në IOS dhe Android, zhvillimi në iOS nuk ka gjasa të mbetet shumë larg.

Studiuesi i aplikacioneve raportoi se kjo veçori e Whatssap ishte në zhvillim vitin e kaluar dhe së fundmi CEO i "Facebook" Mark Zuckerberg konfirmoi se tipari do të nisë  të jetë në përdorim së shpejti.

What's your reaction?

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations