views
Ai vuri theksin
në shkurtimin e kohëzgjatjes së një udhëtimi të tillë ndoshta me shtytje
bërthamore në vend të motorrëve të raketave konvencionale. Zyrtarët janë
gjithashtu të vendosur se çdo udhëtim do të jetë vajtje-ardhje nga i cili të
gjithë astronautët kthehen të gjallë dhe me shëndet të mirë.
"Teknikisht,
është e realizueshme në teori, por ka sfida të mëdha në inxhinieri, sepse
shkalla e vështirësisë është shumë e madhe, ne kemi vlerësuar që të paktën ky
udhëtim të zgjasë 900 ditë," bazuar në teknologjitë aktuale tha z. Zhou.
Me shtytjen
bërthamore, udhëtimi mund të shkurtohet në 500 ditë, tha ai pa parashikuar nëse
Kina do të miratonte këtë qasje.
Huang Weifen,
projektuesi kryesor i programit të astronautëve të Kinës tha se ajo po kërkonte
mënyra për t'u siguruar që astronautët të mund të qëndronin të shëndetshëm në
një udhëtim 500 ditorë.
“Është një
sfidë shumë e madhe për njerëzit përsa i përket çështjeve mjekësore, çështjeve
psikologjike dhe garancive të jetesës”, tha ajo. Pavarësisht gjithë këtyre
vështirësive, Kina synon t'i përmbahet planit të saj afatgjatë për hapësirën.
“Zbarkimi në hënë dhe ulja në Mars, janë një hap shumë domethënës në zhvillimin e qytetërimit njerëzor”, tha z. Zhou. “
Comments
0 comment