Këto janë robotët që po shpërndajnë ushqime në Angli
Robotët e shpërndarjes së ushqimeve në supermarkete do të bëhen diçka e zakonshme në rrugët apo në periferi të ndryshme në Leeds, Angli.

Këshilli i Qytetit të Leeds ka bashkëpunuar me Co-op dhe Starship Technologies për të ofruar shërbimin për 20,000 banorë në zonat Adel dhe Tinshill. Zgjerimi në Yorkshire vjen pasi robotët shëtitës u prezantuan në zona të tjera, duke përfshirë Milton Keynes. Kjo mënyrë e re shpërndarje, pra kjo skemë e krijuar do të ndihmojë në uljen e numrit të udhëtimeve të shkurtra të bëra me makinë, thanë zyrtarët.

Robotët nuk peshojnë shumë dhe lëvizin me ritmin e ecjes së njeriut, jo më shpejt se 4 mph (6 km/h).

Starship synon që këto robotë t’i bëjë me 8 rrota përgjatë sezonit festiv. Kujtojmë se fillimisht e nisi skemën në Milton Keynes dhe që atëherë gjithnjë e më shumë po gjen përhapje.

Shefi ekzekutiv Alastair Westgarth tha se prova tre-mujore në Leeds ishte "zgjerimi i parë i rëndësishëm i firmës në veri të Anglisë".

"Ne jemi të bindur se robotët do të kenë një ndikim pozitiv në drejtim të reduktimit aktiv të bllokimit të trafikut dhe emetimeve të karbonit, duke ofruar gjithashtu lehtësi dhe komoditet për komunitetet lokale," tha ai.

Këshilltarja Helen Hayden, anëtare ekzekutive e Këshillit Bashkiak të Leeds për infrastrukturën dhe klimën, tha se teknologjia do të ndihmonte "për të zvogëluar numrin e udhëtimeve të shkurtra të bëra me makinë, duke përfshirë ato të bëra nga automjetet e dorëzimit".

"Si këshill, ne jemi absolutisht të përkushtuar për të ofruar metoda alternative dhe të qëndrueshme të udhëtimit për të ndihmuar në arritjen e objektivit tonë," shtoi ajo.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations