views
Ja kështu, pas drekes mes zonjave të dashura të familjes time, ku festonim arritjet dhe lumturitë e vogla në jetë, të lumtura e të qeshura sepse Gaia, mbesa ime do të kercente sot edhe Napolonin e saj të parë :) , kujt ja merrte mendja që vetëm pak ditë më pas realiteti jonë do të ndryshonte totalisht.
Një Pandemi Globale, e cila na dukej sikur ishte shumë larg nga ne, gjeti 2 zotërinj e erdhi edhe në Shqipëri. E kështu na ndryshoi cdo gjë.
Sapo u mor lajmi, vendosëm që shëndeti është më i rëndësishëm se cdo gjë, prandaj do të punonim nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.
Mëngjeset nisnin ndryshe. Mbledhjet e mëngjesit tashmë ishin një Call, ekspresi i mëngjesit për ca ishte zëvendësuar në kafe filter, turke, kapucino, creme apo ctë mundeshe.
Dita ditës kuptuam që duhet te reagonim dhe të ‘përfitonim’ për të ‘revolucionalizuar’ veten, startup tona, komunitetin dhe bizneset partnere.
Avash avash, cdo gjë event i Garazh po realizohet online, mbledhjet dhe takimet me ekipet tona te gjitha ne Zoom
Shpëtimtarët e kësaj periudhe: Zoom, Platforma CRM, whats app dhe klasiku blloku i shënimeve.
Rutina e Re:
Mengjesi me kapucinon time, me thene te drejte tani jam ne kapucionon e 56 dhe konsistenca e saj po e arrin ate te barit.
Nje video call me ekipin tone, sepse me e rendesishme ne keto ditë është të qëndrojmë në kontakt me kolegë. Aty në call vendosim edhe se si do të procedojmë ne vijim dhe se cfarë objektivash të tjera kemi në horizont.
Pushimi i drekës është një must për mua, vazhdon të jetë ashtu në multi tasking si gjithnjë, por ama laptopin e mbyllë. UPS unë punoj në Digital dhe Telefoni është po aq i rëndësishëm.
I rikthehemi punës.
Unë kam një parim, një ditë është e sukssheme kur arrijë të punoj 2 orë pa ndërprerje dhe kam mbaruar të gjitha gjërat që kam për të bërë në listën time.
Po, po unë mbaj një list, kështu strukturojë më mirë punën dhe menaxhoje veten.
Lista shmang një efekt njerëzor shumë të rëndësishëm, fakti që në fund të ditës të ndihemi sikur nuk kemi bërë asgjë.
Cfarë duhet të kemi parasysh? Kjo situatë do të mbarojë, nuk e dim kur, por në një cast do të mbaroje, prandaj deri atëhere nise ditën si cdo ditë, vetëm se tani zyra është salloni apo kuzhina jote. Prandaj këmisha, një makeup i lehtë, tuta dhe shapka me push janë kombinimi i duhur në këtë situatë. Buzëqeshje dhe dashuri.
XOXO
Kaq për sot
Adela
Comments
0 comment