Kamera që dalin "jashtë trupit" të Smartphone? Vetëm Xiaomi mund ta bënte këtë
Kamerat dalin nga pajisja si dy kuadrate të vegjël si "veshë lepuri" i kane cilësuar disa apo "brirë" : mund të themi edhe antena, por nga thashethemet është vetëm një projekt që nuk do të shohë dritën e diellit.

Patenta që po analizojmë sot, e paraqitur vitin e kaluar nga Xiaomi në CNIPA (Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale e Kinës) dhe e regjistruar me 8 Shtator 2020, përshkruan një pajisje me një aparat fotografik vërtet kurioz.

Para së gjithash, ka katër sensorë në total: dy pikë përpara, dhe dy prapa, me pjesën e prapme pa elemente të tjerë, përveç një blici rrethor LED. Ajo që është për t'u habitur, megjithatë, është forma më shumë sesa sasia. Kamerat dalin nga pajisja si dy kuadrate të vegjël: mund të themi edhe antena, po, por prapë duke folur për telefonat, rrezikojmë të hutohemi.

Nuk është e qartë se cila do të ishte përparësia e një forme-faktori të ngjashëm: ne e dimë që ekzistenca e një patente nuk nënkupton që kjo të përkthehet në realitet tregtar, dhe kjo duket se është një nga ato raste ku ideja mbetet në letër. Gjithashtu sepse Xiaomi, si shumë prodhues të tjerë, ka plane të tjera për 2021:në fakt, më në fund duhet të jetë viti i kamerave nën ekran.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations