views
Por si mund të riktheni llogarinë tuaj nëse keni rënë pre e thyerjes së të dhënave? Për të gjithë ju që jeni duke përjetuar një situatë të tillë ekziston një mënyrë e re “shpëtimi”.
Instagram.com/hacked kjo është llogaria e cila ofon mbështetje teknike ku përdoruesit mund të raportojnë dhe zgjedhin problemet me llogaritë e tyre.
Në këtë faqe përdoruesit mund të kërkojnë ndihmë për rikthimin e llogarive të vjedhura, si dhe të raportojnë llogaritë që janë “fake” ose të kërkojnë ndihmë për fjalëkalimet e harruara.
Instagram.com/hacked ju vjen në ndihmë në versionin mobile si dhe në desktop, ku për çështje sigurie lidhur me llogarinë e vjedhur ju kërkohet t’i përgjigjeni disa pyetjeve nëse jeni ju personi i duhur apo jo. Pas këtij procesi në numrin tuaj të kontaktit ju vijnë të dhënat përkatëse.
Kompania e mediave sociale thotë se do të tregojë gjithashtu simbolin blu të verifikuar në llogaritë e verifikuara në shumë vende ku ka përdorues masiv të kësaj platformë, me qëllim që t'u japë përdoruesve mundësinë për të identifikuar më lehtë nëse llogaria me të cilën po ndërveprojnë është autentike.
Comments
0 comment