Instagram po paguan shikueshmërinë në "REELS"!
Instagram po paguan shikueshmërinë në "REELS"!
Instagram filloi të paguajë për Reels që në korrik

Instagram filloi të paguaj për Reels që në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t'u paguante 1 miliard dollarë "Instagram Creators" deri në vitin 2022.

Po vihet re se sa krijues individualë po ju  ofrohet pagesë për Reels e tyre dhe sa shikime duhet të marrin për të marrë shpërblimin maksimal të bonusit. Së fundmi, TechCrunch tregoi se dikujt i janë ofruar deri në 35,000 dollarë për 58.31 milion shikime të Reels në një muaj. Saktësisht i janë ofruar Sam dhe Cori Werrell. Megjithatë e gjitha kjo është në fazë testimi, dhe pritet që pagesat(bonuset) të rriten me kalimin e kohës dhe në varësi të ecurisë së reels-ave.

Por të kujtojmë që Instagram sështë aplikacioni i vetëm që filloi të paguante bonuse për shikueshmëri pasi në gusht, YouTube njoftoi se do të paguante deri në 10,000 dollarë në muaj për videot e njohura. Ndërkohë, muajin e kaluar Snapchat njoftoi Spotlight Challenges, i cili ofron shpërblime të ndryshme për të nxitur krijimin e videove. Snapchat thotë se grupet e tij të çmimeve zakonisht variojnë nga 1,000 deri në 25,000 dollarë.

Pse po ndodh pagesa e bonuseve??

Ekzistojnë dy interpretime të mundshme të skemave të bonusit të këtyre platformave.

  1. Versioni bujar është se Instagrami në pronësi të Meta-s dëshiron të ndajë pasurinë me krijuesit në themelin e platformës së tij.
  2. Por nuk është sekret që Instagram, YouTube dhe Snapchat po e shikojnë me kujdes shpërthimin e popullaritetit të TikTok dhe nuk duket rastësi që shumë nga skemat e bonusit janë fokusuar në reels e cila ka një ngjashmëri të madhe me TIK Tok.

 

Nga ana e tij, TikTok duket se nuk është i shqetësuar nga shuma e parave që hidhen nga konkurrentët e tij. Në fund të shtatorit, ajo njoftoi se kishte kaluar shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë mujorë.

What's your reaction?

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations