views
Logo e Gmail-it ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2004, vit në të cilin shërbimi debutoi ndërkombëtarisht.
Google duket se po bën një logo të re. Edhe pse është ende në ndërtim e sipër, ne mund të imagjinojmë që rezultati përfundimtar nuk do të ndryshojë nga modeli klasik i sheshtë në katër ngjyra (blu, jeshile, të verdhë dhe të kuqe) që tani e gjejmë në të gjitha produktet dhe shërbimet kryesore të Google.
Nuk po flasim vetëm për ikonën dhe logon dalluese, edhe nje ndryshim ne një nivel funksional. Nuk mund të përjashtojmë që Google mund të prezantojë përmirësime të metejshme.
Ndërkohë, kompania po përgatitet për lajme të konsiderueshme në fund të këtij muaji pasi në 30 Shtator do të mbahet nje event prezantimi. Me titull "Launch Night" dhe i planifikuar për në 8:00 sipas zonës sonë kohore, ku do të shfaqen Pixel 5 i ri, Chromecast Ultra i rinovuar me Google TV, në tre variante ngjyrash dhe një termostat të ri të linjës Nest.
Comments
0 comment