Fshini pa dashje një mesazh në WhatsApp? Ja si mund ta riktheni…
‘Accidental Delete’ ose ‘Undo Delete for Me’ është përditësimi më i ri për shumicën e versioneve të përditësuara të WhatsApp në iOS dhe Android.

WhatsApp nuk di të ndalet, pasi vetëm brenda pak ditësh ka sjellë përditësime të ndryshme, si ajo e para pak ditëve që ka të bëjë me disa avatarë të personalizuar, ku përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje t’i krijojnë këto figura. Avatarët e personalizuar me karakteret e tyre virtuale 3D tashmë kanë zënë masivisht dhe profilet e një mase të konsiderueshme të përdoruesve.

Ku konsiston risia e radhës e këtij aplikacioni?!

Veçoria më e fundit lidhet pikërisht me ata përdorues që fshijnë aksidentalisht një mesazh dhe këto raste në fakt nuk janë të pakta…

‘Accidental Delete’ ose ‘Undo Delete for Me’ është përditësimi më i ri për shumicën e versioneve të përditësuara të WhatsApp në iOS dhe Android.

Por çfarë do të thotë “Accidental Delete Feature”?

Kjo ka të bëjë me rastet kur njerëzit fshijnë gabimisht një mesazh të rëndësishëm duke shtypur “Delete for Me” në vend të “Delete for Everyone”. Duke përdorur përditësimin e fundit mesazhi i fshirë do të rikthehet menjëherë, duke na hequr sikletin e madh të atyre situatave.

“Ne të gjithë e kemi provuar këtë, por tani ju mund t’i bëni “UNDO” kur fshini aksidentalisht një mesazh vetëm për ju, por keni dashur ta fshini edhe për personin tjetër”, ishte kjo deklarata e fundit e kompanisë në fjalë.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations