314
views
views
Twitter vazhdimisht punon për të sjellë risi, siç ishte dhe kjo e fundit që ka të bëjë me shikimet që mund të marrin postimet në këtë rrjet social të “zhurmshëm” tashmë.
Shefi ekzekutiv i Twitterit, Elon Musk ka shkruar se postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa që pëlqehen.
Tëitter njoftoi se ky numërim tani është i dukshëm në iOS dhe Android dhe se ato do të vijnë së shpejti në web.
Megjithëse për momentin thuhet të ketë përjashtime, pasi kjo nuk do të mund të shihet në çdo tweet.
Musk shprehet se ky përditësim do të tregonte se sa shumë ka interaksion në Twitter, pasi një përqindje shumë e madhe e përdoruesve lexojnë postime në Twitter, por nuk pëlqejnë një postim, nuk e bëjnë reply ose retweet.
Comments
0 comment