EasyPay po hedh në treg  shërbimin P2P (Peer to Peer)
EasyPay këtë verë me një funksionalitet që synon të lehtësojë transaksionet online dhe t'i vijë në ndihmë përdoruesve me pagesa online, ecommerce, blerje online. EasyPay është platforma e vetme ebanking në Shqipëri që të lejon të kryesh këto veprimtari pa pasur një llogari bankare.

EasyPay është një platformë pagesash online e cila ofron një portofol të madh pagesash duke përfshirë pagesa të shërbimeve, tarifa celulare, taksa dhe gjoba, pagesa e-commerce, pagesa për kredi të vogla etj, të gjitha në monedhe vendase, pra LEK. 

Aplikacioni EasyPay është i disponueshëm në Android, IOS dhe Windows, ku përdoruesit kanë një  llogari aktive 24/7 e cila i lejon ata të paguajnë në çdo kohë dhe kudo; nga shtëpia ose zyra, në celular ose në desktop, në kohë reale.

Viti 2020 shënon vitin e 10-të veprimtarisë së kompanisë EasyPay në tregun shqiptar, si nje ndër kompanitë leader Fintech në vendin tonë, dhe ne kishim kënaqësinë dhe privilegjin e një interviste me Linda Shomo, CEO dhe themeluese e kësaj platfome. Gjatë intervistës mësuam se këtë vit kompania është gati të prezantojë së shpejti një shërbim te ri: ofrimin e shërbimit të transfertave në kohë reale të parave nëpërmjet celularit(P2P), por jo vetëm, në të gjithë Shqipërinë. 

Si funksionon platforma P2P dhe cilat janë risitë që sjell një shërbim I tillë në tregun shqiptar?

“Transfertat Peer-to-Peer (P2P), do të mund të kryhen me një klikim në aplikacionin EasyPay dhe do të shoqërohen me shërbime shtese si mbushja e llogarise Easypay nga të tretë, po ashtu dhe tërheqja nga llogaria Easypay në të gjitha pikat Easypay” shpjegoi Linda.

Me anë të kreditimit të llogarisë, mund të kryhen pagesa nga portofoli I gjerë I shërbimeve EasyPay ose mund të kryhet tërheqja e parave në një nga +450 pikat  EasyPay, në të gjithë Shqipërinë. 

Në këtë kontekst Znj. Shomo vazhdoi të shpjegonte me fjalë të thjeshta - “Nëse një klient nuk ka balancë te mjaftueshme për të bërë një pagesë atehere ai mund ti kërkojë para elektronike “borxh” një miku të tij (po klient I Easypay) dhe kjo transfertë realizohet në moment, vetëm me një klikim nga cel, njëlloj sikur po i con një mesazh apo foto”.

Duam të dijmë pak më shumë se si keni arritur tek ideja për të ofruar pagesa peer-to-peer(P2P) në Shqipëri?

“Gjatë muajve të izolimit ne vështruam se si rritej dita ditës numri I klientëve të rinj , bizneseve partnere dhe volumi I transaksioneve në EasyPay” tha CEO dhe themeluese e EasyPay. 

Pandemia ndryshoi sjelljen e disa gjeneratave - disa persona u detyruan të ndryshonin mënyrën e të punuarit në një mënyrë që s’e kishin imagjinuar më parë; duke krijuar sjellje të reja të cilat vështirë se do të ndryshojnë sërish. “Pagesat nëpërmjet celularit janë ajo c’ka shumë konsumatorë të ditëve të sotme duan, dhe shitësit, të cilët dëshirojnë që ti mbajnë fort ata konsumatorë, duhet të adaptojnë modelet e tyre të biznesit” thekson Linda. 

Ishte pikërisht eksperienca në tregun e pagesave dhe në atë të transfertave të parave (në bashkëpunim me Ria Money Transfer, operatorin e tretë më të madh në botë), si edhe mbeshtetja e projektit Risi Albania, që I dha këtij projekti mundësinë që të fuqizojë zhvillimin dixhital në vëndin tonë, me synim favorizimin e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe krijimin e vendeve të reja pune në të gjithë territorin tonë.

Duke ndjekur trendet globale në sistemet e pagesave dhe revolucionin dixhital financiar, EasyPay po punon për të prezantuar këtë system inovativ transfertash, per kliente me apo pa llogari bankare, I cili do të rrisë ndjeshëm përdorimin e parasë elektronike, portofolin e shërbimeve në të gjithë vendin dhe do te favorizoje distancimin social. 

Për të ndikuar pozitivisht në ekonominë vendase dhe për të krijuar lehtësi në jetët e individëve dhe bizneseve të vogla (psh agrobiznesit, turizmit, etj), EasyPay punon me një sërë institucionesh publike dhe private. 

Kur planifikoni të nxirrni në treg platformën p2p?

"Ka përfunduar tashmë një pjesë e pilotimit të shërbimit dhe presim ta prezantojmë  për publikun e gjerë në ditët në vijim, kur edhe të inaugurojmë dyqanin e parë EasyPay në zonen Bllok ne Tiranë".

Dyqani EasyPay, që do të jetë njëkohësisht edhe “flagship model’ ynë, do të jetë edhe vendi ku individët e interesuar të marrin udhëzimet e duhura për të patur një eksperiencë sa më unike me aplikacionin dhe shërbimet që ofrohen në EasyPay. 

Shërbimi I transfertave lokale të parave, nga një individ në tjetrin, është ndër shërbimet e para që po prezantohen këtë verë. Puna në EasyPay vijon me pilotimin edhe të disa shërbimeve të tjera inovative pagesash, me të cilat po bëhemi gati te festojme 10vjetorin në treg. 

Si mendoni që do të pritet nga publiku dhe cili do të jetë targeti i synuar?

Menjëherë Linda si gjithmonë e buzëqeshur tha: “Jemi shume optimistë se ky shërbim i ri do të ketë premisa mjaft pozitive. P2P do të ketë një përdorim të gjerë duke qenë se edhe ideimi erdhi si pasojë e nevojës dhe kërkesës nga tregu”. 

“Ky do të jetë një shërbim për të gjithë përdoruesit mbi 18 vjeç. Megjithë atë, ne po synojmë brezin e ri me qëllimin për t’i edukuar dhe drejtuar drejt pagesave online dhe edukimit financiar, duke qenë se janë ata të cilët gjenden më së shumti online” shtoi Znj. Shomo. 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations