“Big Brother Vip”/ Hashtagu Luiz Ejlli arrin 1 miliardë shikime në Tik-Tok
“Big Brother Vip” është formati i momentit, i shndërruar në një obesesion kombëtar dhe jo vetëm. Me 24 dhjetor filloi edicioni i dytë i këtij reality show...

“Big Brother Vip” është formati i momentit, i shndërruar në një obesesion kombëtar dhe jo vetëm. Me 24 dhjetor filloi edicioni i dytë i këtij reality show dhe ka mjaftuar vetëm një muaj që një ndër banorët më të përfolur të momentit të arrijë pikun, pasi hashtagu Luiz Ejlli në Tik-Tok arrin në rreth 700 milionë. Ndërsa theksojmë se deri në fund të muajit pritet të shkojë në 1 miliard shikime në Tik-Tok.

Me këtë hashtag mund të gjesh gjithçka rreth këtij banori, i cili kulmin e popullaritet e krijoi që në momentin teksa rrëfeu për sëmundjen e tij që sot e kësaj ditet mbetet enigmë…

Nga ana tjetër raporti i tij me Kiarën ka bërë që gjithashtu ai të jetë në qendër të vemendjes, por dhe përplasjet e shpeshta me banorët e tjerë, ku ai qendron i vetëm përballë të gjithve e ka forcuar edhe më shumë bindjen e ndjekësve nga jashtë, duke bërë që ai të lakohet ngado.

Emri i tij nuk kërkohet vetëm në Tik-Tok, një aplikacion i cili sot ka përdorim të gjerë dhe në çdo çast ndan video të cilat bëhen virale, duke u shpërndarë masivisht.

Google Trends po ashtu tregon qartazi se emri i Luiz Ejllit kërkohet gjerësisht, duke filluar që nga marrëdhëniet e tij sentimentale, sëmundja, biografia e deri tek familja…

Kujtojmë gjithashtu se Luiz Ejlli është një artist i cili përpara se të bëhet pjesë e “Big Brother Vip” kishte  vetëm 2 mijë ndjekës në llogarinë e tij Instagram ndërsa sot numëron plot 305 mijë ndjekës dhe kjo vetëm falë lojës së tij në shtëpinë “Vip” më të komentuar të momentit.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations