Be safe, and always be kind edhe me veten.
26 Nëntor 2019, që një mbrëmje më përpara pritej që të ishte një ditë e vecantë, po përgatisja valixhen për tu nisur të nesmen për në Köln në një Start Up Stafari. E ke parasysh nga ato udhëtimet e shkurtra plotë adrenalinë, ku impluse nga të ngjashmit me ty të shtyjnë të bësh më tepër? Ja fiks për këtë po përgatisha një mbremje më përpara, por nuk do të flasim për këtë sot.

26 Nëntor 2019, që një mbrëmje më përpara pritej që të ishte një ditë e vecantë, po përgatisja valixhen për tu nisur të nesmen për në Köln në një Start Up Stafari. E ke parasysh nga ato udhëtimet e shkurtra plotë adrenalinë, ku impluse nga të ngjashmit me ty të shtyjnë të bësh më tepër? Ja fiks për këtë po përgatisha një mbremje më përpara, por nuk do të flasim për këtë sot. 

Sot do të flasim për ndjesinë që të lë pas Tërmeti, si ai të shkund e cfarë duhet të bëjnë në kështu situatash? 

Unë nuk jam eksperte tërmetesh, kam kaluar vetëm dy të konsiderueshëm në jetën time, një në Shtator dhe këtë tani, por gjithësesi më duket sikur do të kthehemi në Japonin e Europës. Shoh që kemi filluar edhe të mos na bëjnë më përshtypje. 

Ajo që do doja të ndaja me ju janë ndjesitë që më kaluan në ato caste, ndjeva një përqafim i cili më zgjoi dhe më pas kuptova që ishte tërmet. 

Në ato pak sekonda që më dukeshin orë, më kaluan në mendje të gjitha herët që kam punuar pa ndalur, as të dielave, netët që kam kaluar duke menduar për fushatën e rradhës, për funksionalitetin e rradhës që duhet të zhvillojmë në start up tona, shpi.al , gati.me, altropost. Për eventet që duhet të organizojmë me Garazh. Për prezencën onlinë dhe strategjitë e komunikimit që krijojmë për klientët tanë në Big Media Expert, për tja bërë transformimin digital edhe më të thjesht. 

Projekte të reja që kemi në mendje, por edhe stafi. Artikujt në The Techno Cast dhe Ditari i një sipërmarrës.

Fokusohemi ndonjëhere kaq shume tek puna sa që me raste humbasim edhe fokusin, Pse po e bëjmë të gjithë këtë.  

Pikërisht në ato sekonda kuptova se sa e rëndësishme është jeta e sa sa shumë arritje të tjera kemi përpara. 

Pasi dola jashtë, u sigurova që të gjithë të dashurit e mi, familja, miqtë, kolegët ishin mirë, ndalova dhe vlerësova gjithcka kam në jetë. 

Vetëm për këtë janë të mira situata të tilla, sepse të kthejnë në realitet dhe të bëjnë të kuptosh cfarë ka vërtetë rendësi. 

Vlerësova që bëj cdo ditë atë që dua, me persona që kanë të njëjtin vizion dhe besojnë në ëndrrën se një ditë do të ndërtojmë unikornin e parë në Ballkan. Jam krenare për sa kemi arritur deri tani! Mund të kishim bërë më tepër patjeër që po, por edhe deri këtu duhet të jemi krenar. 

Eshtë shumë e rëndësishme ti kthehemi realitetit dhe përditshmërisë për të harruar frikën e për të mposhtur stresin.

Kështu që edhe ti që po lexon këtë artikull, ulu dhe shkruaj 

  • 5 gjerat për të cilat je falenderues, 
  • 5 për të cilat je krenar dhe
  • 5 për të cilat do të punosh për tu bërë njeri më i mirë. 

Vër Pemën e Vitit të Ri, rrethohu me pozitivitet, dhuro dashuri, kujdesi cdo ditë për ata që kanë rëndësi dhe qëndro i fokusuar. 

 Be safe, and always be kind edhe me veten.

XOXO

Adela

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations