views
Amazon.com do të ndalojë punësimin në koorporatën e saj për një periudhë kohe. Gjigandi i tregtisë online po shqyrton një mjedis të pazakontë makroekonomik, sipas burimeve.
"Ne parashikojmë ta mbajmë këtë pauzë në fuqi për disa muajt e ardhshëm dhe do të vazhdojmë të monitorojmë atë që po shohim në ekonomi dhe biznes për t'u përshtatur siç mendojmë se ka kuptim," është shprehur Beth Galetti, nënkryetare e lartë e Eksperiencave humane dhe Teknologjisë në Amazon.
Kompania tashmë ka ndaluar punësimin në disa nga bizneset e saj në javët e fundit, por synon të punësojë një numër "kuptimplotë" njerëzish vitin e ardhshëm, shtoi Galetti.
Gjatë muajit të fundit, shumë media kanë raportuar për ngrirjen e punësimit në pjesë të njësisë cloud të Amazon, AWS si dhe në biznesin e saj me pakicë./Reuters/
Comments
0 comment